INSTAT: Shkalla e papunësisë për moshën 15‐64 vjeç, 17.4%
Shkalla e papunësisë për popullsinë e moshës 1564 vjeç është 17,4 %, ndërkohë që për të rinjtë e moshës 1529 vjeç shkalla e papunësisë është 32,4 %. Kështu raporton Instituti i Statistikave në raportin e publikuar sot për Anketën e Forcave të Punës për tremujorin e tretë të vitit 2014, duke theksuar se “Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, shkalla e punësimit është rritur me 1,8 pikë përqindje”.
Sipas INSTAT gjatë kësaj periudhe numri i të punësuarve të moshës 1564 vjeç është 1.043.058 persona dhe numri i personave të papunë të moshës 1564 vjeç është 219.585 persona. INSTAT bën me dije se “Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013 shkalla e punësimit është rritur me 3,7 pikë përqindje, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 4,8 pikë përqindje, dhe shkalla e papunësisë është rritur lehtë me 0,2 pikë përqindje (grupmosha 1564 vjeç)”.
Ndërkohë që krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, shkalla e punësimit është rritur me 1,8 pikë përqindje, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 2,1 pikë përqindje, dhe shkalla e papunësisë ka rënie të lehtë prej 0,2 pikë përqindje (grupmosha 1564 vjeç) Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 në Shqipëri: Për popullsinë e moshës 1564 vjeç shkalla e papunësisë është 17,4 %.
Për të rinjtë e moshës 1529 vjeç shkalla e papunësisë është 32,4 %. 63,4 % e popullsisë 1564 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune. Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 1564 vjeç është 52,3 %.
Marrë nga panorama.com.al