Indeksi vjetor i Korrupsionit; Shqipëria dhe Kosova më të korruptuarat në rajon
Transparency International ka publikuar Indeksin vjetor të Perceptimit të Korrupsionit, i cili rendit 175 vende të botës sipas niveit të korupsionit në sektorin publik.
Në deklaratën e publikuar bashkë me raportin thuhet se niveli i lartë i korrupsionit “ është tregues i përhapjes së gjerë të ryshfetit, mungesës së ndëskimit të korrupsionit dhe institucioneve publike që nuk u përgjigjen nevojave të qytetarëve”.
Sipas Transparency International Shqipëria dhe Kosova kanë të njëjtin nivel korrupsioni duke u renditur të dyja në vendin e 110 nga 175, përkatësisht me nga 33 pikë.
Dy shtete kanë nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon, ndiqen nga Bosnja që është në vendin e 80, Serbia në vendin e 78, Mali i Zi në vendin e 76, Greqia renditet e 69-a.
Vendi me nivel më të ulët korrupsioni në rajon, sipas Transparency International është Maqedonia e cila renditet në vendin e 64 me 45 pikë.
Duket se korrupsioni i sektorit publik në Shqipëri ka pësuar rënie në krahasim me një vit më parë, ku ishte vlerësuar me 31 pikë, duke u kthyer kështu në nivelin e vitit 2012.
Ndërsa Kosova ka të njëjtin vlerësim si një vit më parë.
Në raport theksohet se nuk ka asnjë vend me 0 pikë (krejtësisht të korruptuar), po gjithashtu nuk ka asnjë vendme 100 pikë ( krejtësisht të pastër).
LISTA E 10 VENDEVE ME NIVEL ME TE LARTE KORRUPSIONI
1. Somalia 8
2. Korea e Veriut 8
3. Sudani 11
4. Afganistani 12
5. Sudan Jugor 15
6. Iraku 16
7. Turkmenistani 17
8. Uzbekistan i18
9. Libia 18
10. Eritrea 18