Historia e hirushes trans (Pjesa e dytë)

Vijon nga artikulli i kaluar, të cilin mund ta gjeni këtu.
I pëlqen ta thërrasin Hirushe, ajo është 24-vjeç dhe në intervistën e mëposhme ka rrëfyer për manifestimin e seksualitetit të saj, jetën dhe eksperiencat. Kështu do të mund të kuptojmë më shumë për personalitetin e Hirushes, mbi sfidat dhe dëshirën për t’ia dalë mbanë përmbi normat e ngurta shoqërore. Historia e saj është edhe më shumë frymëzuese se hirushja klasike, nëse skenari do të rishkruhej sërish sot, me siguri ajo do të ishte trans dhe gjithsesi shumë e fortë për të mbijetuar në një shoqëri patriarkale.
-Ishte ai arsyeja që u tërhoqe nga industria e seksit? Unë punova dy vjet, pastaj u tërhoqa sepse u përfshiva në një marrëdhënie më të stabilizuar.
Ai nuk e dinte, që unë punoja. Punoja për veten time, doja të kisha diçka timen sepse vitet kalojnë dhe duke u pjekur kuptova, që jo gjithomë mund të jetoja në shpatullat e dikujt, prandaj duhet të isha e pavarur.dëshiroj të jem trans, të bëj një jetë normale dhe të kem një punë normale por jo jem më punonjëse seksi, sepse më ka lodhur.
-Si ishte për ty ajo eksperiencë? Ishte një punë, që thjesht duhet ta mbaroja. Kur je në punë seksi, apo punëtore seksi, je e detyruar të kesh kontakte fizike me persona të cilët ti nuk mund t’i zgjedhësh, sepse është punë që leku futet në këtë mes dhe ti do të mbledhësh sa më shumë.
Është shumë e rëndë psikologjikisht. Është diçka që ta shpif në çdolloj drejtimi, sepse ti je e detyruar të bësh shërbime nga më të ndyrat, je e detyruar që të kesh kontakt me persona që përdorin kokainë, heroinë, kanë varësi. Duhet të jësh shumë e fortë që të përballosh shumë skena dhe shumë raste…
Në anën tjetër, për transat është diçka që i bën të ndihen të lirshme, i bën të jetojnë jetën që dëshirojnë, duke u veshur dhe pasur kontakt me persona që u dhurojnë dashuri, por kjo ndodh në të rrallë… .
Pasi, shumicën e rasteve bëhet shumë i shëmtuar. Ka persona që nuk do doje të kishe kontakt në asnjë lloj aspekti dhe një prostitutë me kalimin e kohës, e kupton që është diçka që e çon në një rrugë që me të vërtetë e dëmton psikologjikisht dhe nuk dëshiron të kesh më kontakt me këtë rrugë… .
Nuk do të doja të rikthehesha më.
Çfarë mësove nga ajo eksperiencë? Me këtë punë kam kuptuar diçka; që vijnë shumë meshkuj që në fakt janë persona LGBT, mirëpo nuk duan të njihen si të tillë. Dhe nëse do i mblidhnim ne qendër të Tiranës të gjithë personat që pëlqejnë gjininë e njëjtë, atëherë do të ishin vërtet shumë. Jo më larg se para pak ditësh, pata një zotëri që më tha që donte të provonte diçka me mua.
Isha në mjedis publik, nga liqeni me disa shoqe. E veshur normalisht, por ai e kishte kuptuar nga sjelljet e mia, prandaj u afrua dhe më foli. Unë po reflektoja pastaj, sesa njerëz ka që më të vërtetë që dëshirojnë të jenë vetvetja, por nuk nuk mund ta shprehin dot.
…Për ta duhet të jetë shumë e dhimbshme. Ata ndoshta janë detyruar të bëjnë jetë familjare, duke krijuar familje që ta fshehin këtë pjesë, por kjo nuk mbulohet aq kollaj.
-Cili është profesioni që do doje ta bëje me shumë kënaqësi?
Gazetaria. Më pëlqen shumë të komunikoj me njerëzit. Kam pasur disa eksperienca si prezantuese në aktivietet e komunitetit dhe e kam shijuar shumë.
-Si e mendon veten pas 10 vitesh, cila është ideja jote për familjen?
Familja për mua nuk ka për të ndryshuar asnjëherë… Do të dëshiroja të kisha një partner që unë ta doja, të kishim adoptuar ndonjë fëmijë, të kishim të dy punë normale..
Më pëlqen shumë kjo ide, por në Shqipëri është shumë e vështirë, kështu që patjetër që do detyrohem të iki larg, sa më larg. Nuk është e vështirë të ikësh, e vështira është se unë lë një familje që me të vërtetë i dua shumë dhe pa ta nuk mund të bëj asgjë.
-A shkon shumë shpesh në shtëpi? Si është për ty, tani që ti ke krijuar identitetitn tënd. Të dalësh prapë nga lëkura jote, të sillesh si ai djali që mamaja do donte të kishte…
Shkoj shumë shpesh dhe akm një afirmitet të jashtëzakonshëm. Nuk ka anëtar në shtëpinë time, që nuk më do e nuk më respekton.
Ama është diçka e bukur ta gëzoj mamanë time dhe do bëja shumë gjëra për të, jo vetëm të shtirem sepse nuk është e vështirë të shtiresh për një natë por kur i shoh ata të lumtur, nuk më bën përshtypje kjo.Për mamin tim kam investuar shumë. Do të investoj akoma. Nuk mund të kursej asgjë për familjen time.
–Por a të ngacmojnë mami, babi, a ke gjetur ndonjë të dashur, çfarë po mendon të bësh me jetën…?
Unë jam 23 vjeçe. Për ta, unë jam akoma i vogël për këto gjëra. Ata mendojnë që para se të krijosh familje, duhet të kesh punën tënde e gjëra të tilla, por unë jam e sigurtë se jam akoma e vogël, nuk dua t’i lëndoj për asnjë gjë në botë, sepse ata më kanë dhuruar aq shumë dashuri sa që për mua është e pamundur që t’i lëndoj.
-Duke marrë parasysh pozitën e gruas në Shqipëri, çfarë mendon për rolin e saj në familje dhe në lidhje me burrin?
Nuk mendoj se femra duhet të jetë më poshtë se burri. Duhet të kenë të drejta të barabarta në çdo gjë në shtëpi. Gjinitë duhet të jenë të barabarta, si në punë, si në të drejtat familjare
Unë vij prej një familje ku gruaja gjithmonë do ishte më poshtë, të bënte punët e shtëpisë, nuk do të merrte vendime, por unë gjithmonë e shihja familjen time si shumë të hapur, domethënë që edhe mami im pyetej dhe merrte vendime në familje, por në publik duhet të dukej sikur çdo gjë bëhej nga babi. Dhe duke parë mamin tim, më ka bërë të mendoja se edhe ajo duhet pyetur për shumë gjëra dhe arrita në përfundimin se femra nuk është skllave, por është njeri dhe ka një detyrë të rëndësishme për njerëzimin dhe kjo i bën që ata të jenë të barabartë dhe jo mashkulli pse është më i fortë fizikisht, të ketë edhe forçën në familje
Shoqëria ndikon shumë. Në Shqipëri ndikon shumë sepse shoqëria flet vazhdimisht dhe e shtyn burrin të jetë ai i forti siç i thonë
-Po raporti yt me jetën publike, si është? A përfshihesh në kauza të tjera veç LGBT-së, ke dalë nëpër protesta të tjera?
Jo dhe aq shumë. Nuk më është dhënë mundësia të dal tjetërkund përveç kauzave të komunitetit. Kam frikë nga reagimi i njerëzve, po të dal ashtu siç ndihem. Në komunitet më është dhënë mundësia të shpreh talentin tim për gazetarinë. Jam ndjërë njeri i rëndësishëm dhe kjo më pëlqeu. Mua më pëlqen të lexoj, me pëlqen historia, historitë me familje ose për pjesën e varfërisë. Kaloj orë të tëra duke parë emisione që flasin për varfërinë dhe do doja shumë t’i ndihmoja sado pak…
-A ke votuar ndonjëherë në Shqipëri dhe çfarë mendon për partitë politike?
Kam votuar, por mendoj se partitë politike janë vetëm për interesat e veta, absolutisht për komunitetin LGBT, absolutisht për njerëzit që kanë nevojë. Bëjnë vetem ato gjëra që duhet patjetër të bëhen, nuk bejnë gjëra janë të nevojshmë për Shqipërinë apo për mirëqënien ekonomike në Shqipëri. Po të ishte në dorën time, nuk do votoja, por jam ndikuar nga familja dhe kam shkuar kam votuar. Biles herën e parë kur kam votuar, babi donte që unë patjetër të shkoja të votoja pasi i kishte dhënë fjalën një shokut të vet. Unë i urreja gjithmonë partitë në Shqipëri sepse janë shumë fallco.
-Çfarë mendon, a duhet të lëgalizohet prostitucioni dhe çfarë është prostitucioni për ty?
Unë do doja të legalizohet për shkak se gjithçka duhet të jetë e sigurtë, analizat, e procedurat e tjera dhe të dimë më çfarë prostitutash kemi të bëjmë, ta dimë si punojnë, të mbrohemi nga infeksionet e ndryshme etj. dhe për këto arsye duhet të legalizohet.
-A mendon se njerëzit do vazhdonin të prostituonin nëse do t’i kishin kushtet ekonomike?
Unë mendoj se do të vazhdonin, por mendoj se do ulej shumë numri i tyre dhe vajzat do ishin më të pavarura sepse kështu vijnë për studime, vijnë për një jetë më të mirë në Tiranë dhe përfundojnë prostituta.
Prostitucioni ka qenë për mua një vend pune me shuma të majme parash. Nuk ka qenë kurrsesi një gjë me dëshirë, shumë e lodhshme, shumë e bezdisshme dhe e frikshme… .
Shumë herë jam kërcënuar me jetë, me dhunë fizike. Eshtë një dhunë ë vazhdueshme. Unë njoh disa prostututa dhe kur i pyes e shoh që kanë pasur dhunë psikologjike… . Është më i vështirë se çdo profesion tjetër, sepse ka shumë rrezikshmëri. Kemi pasur raste dhune fizike të tmerrshme, raste që në Tiranë është vrarë një trans me prerje koke, prandaj ti gjithmonë je në tension sesi duhet ta menaxhosh një situatë që mund të të dalë duarsh nga momenti në moment. sidomos në Shqipëri… .
Kjo intervistë është e ndaluar të riprodhohet apo të botohet pa të drejtën e autorit.
