Histori të skllavërisë moderne në botë
Edhe pse skllavëria është zhdukur rreth 200 vjet më parë, të dhëna nga OKB tregojnë se më shumë se 21 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë nën forma të skllavërisë moderne. Në shumë raste prangat dhe zinxhirët e së shkuarës janë zëvendësuar me forma më pak të dukshme por po aq të efektshme të nënshtrimit dhe kontrollit: një punëtor në fabrikë që mbahet peng nga borxhe që nuk mund t’i paguajë kurrë; Një burrë në një kantier ndërtimit që nuk merr dot pasaportën e tij dhe shpërblimin për punën e kryer; Një grua që shet drogë në rrugë nën kërcënimin e dhunës dhe përdhunimit.
Nëse gërmohet thellë në zinxhirin e mallrave të konsumit në botë, gjenden rastet e skllavërisë. Nga ushqimi që hamë deri tek telefonat që përdorim dhe rrobat që veshim, të gjitha prodhohen nën ndikimin e fuqishëm të skllavërisë moderne.
Carla (Jo emri i saj i vërtetë), 19-vjeç, Honduras
Mamaja ime kishte një dyqan, por kur ajo u sëmur me artrit, unë lash shkollën dhe nisa të punoja në një restorant të vogël në Sand Pedro për të ndihmuar familjen. Isha 15 vjeç.
Punoja me turne 12-orëshe dhe mbaroja çdo ditë në orën 18:00, në të njëjtë kur bandat e qytetit viheshin në veprim. Ka dy banda të mëdha në atë zonë, dhe çdokush që del në rrugë pas asaj ore është nën shënjestrën e tyre. Një mbrëmje, unë dhe kolegia ime po ecnim për tek stacioni i autobusit kur tre nga anëtarët e bandave ndaluan dhe na thanë se duhet të shesim drogë dhe të seks për ta. “Nuk po jua kërkojmë”, thanë ata ”Po ju japim një urdhër”. Na lanë të shkonim, por unë isha e tmerruar. Të nesërmen pasi mbaruam punën, ata ishin aty duke na pritur. “Koha mbaroi, thanë ata dhe na detyruan të hipim në një makinë nën kërcënimin e armëve.
Na çuan në një lagje të varfër dhe u ndalën në një shtëpi prej druri. Na futën në një dhomë e cila kishte një vrimë në dysheme, na shtynë drejt saj dhe e mbyllën me dryn. Kur më në fund hapën derën, një polic ishte duke qëndruar mbi ne. Menduam se shpëtuam. Por ai u kthye drejt anëtarëve të bandës dhe tha “Sa mirë që më në fund keni marrë disa vajza të reja. Më lejoni t’i provoj unë i pari”. Ai ishte personi i parë që na përdhunoi. Më pas na përdhunuan anëtarët e bandës.
Në mëngjes, burrat paguanin për të bërë seks me ne; Dhe çdo mbrëmje na lidhnin sytë dhe na ndanin. Pastaj shkonim në qoshe të ndryshme të rrugëve ku një prej anëtarëve të bandës rrinte pas nesh me pistoletë dhe na detyronte të shisnim kokainë.
Nuk na jepnin as ushqim e as ujë. Më në fund një klient më ndihmoi të arratisesha. I thashë se isha e rraskapitur dhe se po më mbanin kundër vullnetit tim. Ai u kthye mbrëmjen e nesërme, me hipi në një taksi për në stacionin e autobusit dhe pagoi biletën për në kufirin me Meksikën. Tani po aplikoj për të marrë statusin e refugjatit dhe për të qëndruar këtu në Meksikë.
Ali, 24 vjeç, Bangladesh
I zënë në kurth nën skllavërinë e borxheve në një kantier ndërtimi në Singapor
Kjo është hera e parë që vij në Singapor. Pagova 18,000 $ për të ardhur këtu. Më thanë se mund të fitoj 1,000 $ në muaj si punëtor ndërtimi, por mu desh të paguaja 9 mijë dollarë për trajnimin dhe 9 mijë të tjera agjencisë që më solli këtu. Familjes time iu desh të shiste tokën, të merrte borxh dhe madje të merrte dhe një kredi për t’i paguar këto shpenzime.
Na kontraktuan për ndërtimin e një blloku banesash sociale në Sembawang. Më dhanë 1,000 dollarët e premtuar vetëm 5 muajt e parë, por nuk morra asnjë pagesë për punën jashtë orarit. Pastaj nuk më paguan fare për tre muajt në vazhdim. Ne menduam se shefi ynë do të na paguante, por më pas zbuluam se ishte larguar nga Singapori. Nuk ka asnjë mënyrë për të marrë paratë prej tij tani. Unë duhet të kujdesem për prindërit, tre motrat dhe vëllain. Tani ata duhet të varen nga vëllai im, sepse unë nuk mund të dërgoj më para në shtëpi.
Unë vetëm i kam hapur probleme atyre. Nuk ishim në gjendje të paguanim borxhet, prandaj tani jemi në telashe. Kemi një gjobë prej 20% për kredinë dhe njerëz nga banka shkojnë çdo ditë në shtëpinë e prindërve të mi, për të kërkuar para. Nëse nuk paguajmë kredinë ata do të marrin pjesën e mbetur të tokës që ka familja ime. Banka gjithashtu ka depozituar një denoncim në polici ndaj meje, ndaj nuk mund të kthehem në Bangladesh, sepse më arrestojnë.
Nuk kemi para për të marrë një avokat, dhe unë nuk kam para për të paguar agjencinë që të më gjejë punë. Nuk e di çfarë do të bëj kur të kthehem në shtëpi.
Elvira, 50-vjeç, Filipinet
E trafikuar nën forma të skllavërisë në Britaninë e Madhe
Kur burri im u sëmur dhe nuk mund të punonte, unë shkova të punojë jashtë vendit tim me anë të një agjencie punësimi. Më dërguan në Katar, por familja ku punoja më mashtroi, më paguanin më pak se sa kishim rënë dakord në kontratë dhe refuzonin të më jepnin ditë pushimi. Kontaktova agjencinë e punësimit në Filipine për ndihmë, por asnjëherë nuk u përgjigjën. Duhet të dërgoja para në shtëpi për ushqimin, shkollimin e fëmijëve dhe ilaçe. Kam debatuar shpesh me punëdhënësin tim për pagën, por ai gjithmonë thoshte: “Kontrata jonë është vetëm një copë letre”.
Kaloi një vit dhe punëdhënësi im tha se do të më linte të ikja në shtëpi nëse punoja për motrën e tij që jetonte në Londër. Motra e tij jetonte në një apartament në zonën e “Heathrow” në Londër. Më duhej të punoja gjithë ditën, pa asnjë ditë pushim, flija në dysheme pranë shtratit të saj. Ajo më bërtiste vazhdimisht duke më quajtur budallaqe dhe “qen” në arabisht. Rrallë herë më lejohej të dilja nga shtëpia dhe gjithmonë nën shoqërinë e saj. Më jepte vetëm një copë bukë dhe një filxhan çaji për gjithë ditën. Ndihesha si skllave, sikur isha në burg. Doja të ikja por ata kishin pasaportën time.
Kisha një telefon kështu që munda të futesha në Facebook, ku një mik më referoi tek Agjencia Federale e Punonjësve Filipinas në Londër. Një mëngjes, pasi punëdhënësja ime u shtri të flinte gjumë, mora telefonin, gjeta çelësat në derë dhe u largova me vrap. U fsheha në një kishë aty pranë dhe telefonova federatën. Shpresoj që një ditë të bëhet drejtësi dhe të mundem të shkoj në shtëpi.
/l.k./
Burimi: The Guardian