Një grua transgjinore në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi ia vuri flakën vetës si shenjë proteste ndaj
mënyrës se si shteti gjeorgjian po i trajton personat transgjinorë gjatë pandemisë
së koronavirusit të ri, COVID-19.
Gruaja e cila i vuri flakën vetes është arrestuar nga policia, menjëherë pasi forcat e rendit i kanë shuar zjarrin në rroba, dhe e kanë dërguar atë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Jam një grua transgjinore dhe po ia vë vetes flakën sepse shtetit gjeorgjian nuk i intereson për mua”-bërtiste ajo gjatë kohës që i vendoste flakën vetes.
Gjeorgjia i lejon personat trans të ndryshojnë ligjërisht gjininë/seksin e tyre, por vetëm përmes proceseve që Duke u bazuar në shkrimet e LGBTQ Nation, WISG (Grupi Mbështetës i Iniciativës së Grave) në Gjeorgji ka publikuar një shkrim në muajin mars rreth diskriminimit që po iu bëhet grave trans gjatë pandemisë së virusit COVID 19.
Situata e të drejtavë të komunitetit LGBTI në Gjeorgji, është kritikuar disa herë nga organizatat ndërkombëtare, ku atje homoseksualizmi ende konsiderohet një devijim i madh nga vlerat tradicionale të krishtera ortodokse të përhapura në vend, ku diskutimet publike mbi seksualitetin në përgjithësi priren të shihen në një këndëvështrim jashtëzakonisht negative. Si pasojë, homoseksualët shpesh janë shënjestra të abuzimit dhe dhunës fizike, shpesh inkurajohen në mënyrë aktive nga udhëheqësit fetarë.

Qeveria përpiqet të sjellë rekordin e të drejtave të njeriut në vend me kërkesat e integrimit evropian dhe euro-atlantik të Gjeorgjisë. Ish kryeministri gjeorgjian, Bidzina Ivanishvili, ka deklaruar se “pakicat seksuale janë të njëjtët qytetarë si ne … [dhe se] shoqëria gradualisht do të mësohet me të.”/ HistoriaIme