GJYKATA E LARTË BLLOKON NDËRTIMIN E HEC-VE NË VALBONË
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2021/07/hec-960x640.jpg)
Gjykata e lartë në Shqipëri ka marrë një vendim për bllokimin e ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, që është konsideruar si betonizimi i këtij Lumi.
Gjykata ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe shoqatës ‘TOKA’ për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës
Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Valbonës! Vendimi i marrë nga trupa gjykuese ka hyrë në fuqi deri në një vendim të formës së prerë.
Banorët kanë kundërshtuar projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve “Dragobia” dhe “Cerem” në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare “Dragobia Energy SHPK”. Padia është depozituar në Gjykatën Administrative që në vitin 2017, por vendimi për pezullimin e punës u mor sot.
“Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë./ HistoriaIme