Gjendet një biçikletë me lëndë plasëse pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”/ Policia:Akt terrorist
Policia e Tiranës parandalon një tjetër shpërthim me eksploziv, fare pak metra larg gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Sipas policisw lënda eksplozive, gati për shpërthim u gjet mbi një biçikletë, mes pallatave në rrugën “Sami Frashëri”. Një telefonatë rreth orës 05.00 të mëngjesit ka vënë në alarm policinë dhe ekspertët xhenierë kanë çaktivizuar lëndën plasëse. Biçikleta ishte e parkuar. Lënda plasëse është gjetur në një qese të mbështjellë me natriban dhe jashtë pakos me një fije teli. Për policinë ky është një tjetër akt i klasifikuar si terrorist. Të martën shpërthyen 2 sasi eksploziv, ndërsa një e tretë u çmontua në kohë, me objektiv biznesin e të atit dhe familjen e Ministrit të Brendshëm Tahiri.
/TemA