George H. W. Bush shtrohet me urgjencë në spital
Ish-presidenti George H.W. Bush është shtruar në spital në Huston të Teksasit. Një zëdhënës i 90-vjeçarit Bush tha se ish-presidentin e çuan në spital, ngaqë kishte pengesë në frymëmarrje.
Ai është Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, babai i ish-presidentit George W. Bush.
Shtëpia e Bardhë bëri një deklaratë ku thuhej se presidenti Barack Obama, i cili ndodhet me pushime në Hawai u informua për sëmundjen e zotit Bush. Në deklaratë thuhet se zoti Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle i dërgojnë urimet më të mira presidentit Bush dhe familjes së tij.
George H.W. Bush ka qenë president nga vitet 1989-1993. Para se të zgjidhej president ai ishte për tetë vjet nënpresident kur president ishte Ronald Reagan./VOA/