Fotoja e fundit/ Vdiqën se ishin gej
Një çift i ri gej ka ndarë në rrjetet sociale një foto të një puthje të fundit përpara se të hidheshin nga një urë në Armeni, ka pohuar një grup lokal LGBT.
Tigran dhe Arsen ndanë një postim tronditës në Instagram të momenteve të tyre të fundit me mbishkrimin: ‘Fund i lumtur. Vendimet për ndarjen e fotove dhe hapat tanë të ardhshëm u morën nga ne të dy”
Mediat lokale raportojnë se prindërit e të rinjve nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre dhe Arseni besohet se është arratisur nga shtëpia, por kjo nuk është konfirmuar.
Grupi i të drejtave Pink Armenia tha: “Të rinjtë kishin ende shumë vite jetë përpara, por për shkak të intolerancës ndaj tyre, ata ndërmorën një hap kaq tragjik.
“Ky incident tragjik dëshmon edhe një herë se personat LGBT në Armeni nuk janë të sigurt dhe nuk mbrohen nga shoqëria apo shteti”.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/10/FF1C52BB-B8DF-40EE-ACCE-DBD81F690214.jpeg)
Pink Armenia tha gjithashtu se postimi i çiftit ishte i mbushur me komente të neveritshme homofobike pas vdekjes së tyre.
Homoseksualiteti u dekriminalizua në vitin 2003 dhe shumë persona zgjedhin t’i mbajnë të fshehta marrëdhëniet e tyre.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/10/3DCC92A6-028E-41D0-9FE9-14A3F0626D4E.jpeg)
Vendi renditet i 47-ti nga 49 në Evropë për të drejtat LGBT, me vetëm Rusinë dhe Azerbajxhanin që pasojnë pas.
Në vitin 2012, 55 për qind e njerëzve thanë se do të ndërprisnin një miqësi nëse zbulonin se personi tjetër ishte LGBT.
I njëjti studim zbuloi se 70 për qind mendonin se njerëzit LGBT janë ‘të çuditshëm’./ HistoriaIme