FOTO/ Së shpejti udhëtime “low-cost” në Aeroportin e Kukësit
Aeroporti i Kukësit u ndërtua në vitin 2006, por nuk është vënë asnjëherë në punë për shkak të ekskluzivitetit mbi fluturimet ndërkombëtare, që gëzon Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” për periudhën 2005-2025.
Qeveria shqiptare pritet të arrijë një marrëveshje me kompaninë gjermane “Tirana International Partners” që ka konçensionin e aeroportit të Rinasit.
Kjo marrëveshje, sipas Ministrit Edmond Haxhinasto do i hapë rrugë ndërtimit të 3 aeroporteve të reja.
Aeroporti i Kukësit, i realizuar me financimin e Emirateve të Bashkuara Arabe ka një sipërfaqe prej 65 hektarësh, ndodhet 3 kilometra larg qytetit të Kukësit dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Kompania hungareze e fluturimeve “low-cost” Wizz Air, ka inspektuar sot kushtet e aeroportit që pritet të nisë operimin shumë shpejt.
Sipas ministrisë, përfaqësuesit i Wizz Air u shprehën me pozitivitet për gjendjen aktuale të Aeroportit dhe treguan gatishmëri për fillimin e fluturimeve.

Sipas projektit të ndërtimit, APRON-i në këtë aeroport është parashikuar që të mbaje njëherësh deri 5 aeroplane

Aeroporti i Kukësit është aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Aeroporti i Kukësit mban emrin e Sheikh Zayed bin Sultan bin Zayed Al Nahyan të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pista e Aeroportit të Kukësit (LAKU) është e gjatë 1800 metra

Pista ka ndricim të mjaftueshëm, ndaj është e përshtatshme për uljen e avionëve edhe natën

Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore