FOTO/ “Mirëmëngjes Paris”, zgjimi i trishtuar i kryeqytetit francez
Më shumë se 130 persona humbën jetën nga masakra në Paris. Pas tre sulmeve të njëpasnjëshme të 13 nëntorit kryeqyteti i Francës është më i lodhur dhe i zymtë se kurrë më parë Rrugët kanë mbetur të shkreta edhe pse transporti urban, metrotë dhe tramvajet i janë rikthyer punës. Lagjet ku ndodhën sulmet janë ende të militarizuar nga policia dhe shiritat rrethues.

Njerëzit presin jashtë morgut të Parisit 14 Nëntor 2015

Patrulla ushtarake rreth kullës Eifel

Një njeri mbulon fytyrën me duar pasi vendos lule përpara “Carillon cafe” në Paris

“Unë jam Parizien”

Njerëz perqafohen përpara “Carillon cafe” dhe restorantit “Petit Cambodge” vende të sulmuara dje nga terroristët

Vajza që luten përpara restorantit ku dhjetëra njerëz humbën jetë nje ditë më parë

Ushtarë francez patrullojnë stacionin e trenit në Saint Lazare

Një palë këpucë të abandonuara përpara teatrit Bataclan

Turistë Amerikan flasin me policinë franceze

Një njeri ecën dhe lë pas rrobat e një prej viktimave të hedhura në tokë

Njerëzit ecin dhe lënë pas rrobat e viktimave të një nate më parë

Dy të rinj mbajnë zi për viktimat e sulmeve të një nate më parë

“Nous sommes unis” (ne jemi të bashkuar) projektohet në ambasadën franceze në Berlin
Foto: REUTERS/ AP