Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së inicuar nga populisti e ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.
Partia populiste francezebe drejtuar nga Marine Le Pen i është bashkuar aleancës kritike ndaj BE që do të krijojë një grup parlamentar në Parlamentin e ri Europian. Kreu i partisë së djathtë, Lega falënderoi kryetaren e „Rassemblement National” dhe miqve historikë dhe aleatëve të partisë së tij. Edhe Jörg Meuthen, kreu i partisë gjermane, „Alternativa për Gjermaninë”, AfD i përshëndeti „miqtë francezë në Parlamentin Europian”.
Aktualisht populistët e djathtë janë mjaft të përçarë në nivel europian. Matteo Salvini po përpiqet që t’i bashkojë ata në një grup parlamentar të ri në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit për të forcuar maksimalisht ndikimin e tyre. Edhe pse është firmosur një marrëveshje, sërish koalicioni i populistëve nuk ka paraqitur ende një platformë të përbashkët elektorale./k.j
Burimi: DW