Ellen Page bën debutin e saj të parë në qilimin e kuq me të dashurën
Pasi tha në fillim të këtij muaji se ishte roli i saj në dramën e re LGBT Freeheld, që e frymëzoi të dalë hapur, duket e përshtatshme që Ellen Page përdori debutimin e filmit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto si një shans për të prezantuar të dashurën e saj Samantha Thompson me publikun.
Çifti, që thuhet se kanë disa muaj që janë bashkë, veshën smokinge me rastin e eventit me qilim të kuq në Kanada, dhe Page pranoi për gazetarët se ishte shumë “e dashuruar” me artisten 33-vjeçare.
“Duke ecur në qilim dhe duke mbajtur dorën e të dashurës time është shumë e veçantë,” tha ajo për E! Online. “Është e mrekullueshme”.
E pyetur se pse ajo zgjodhi pikërisht atë natë të veçantë për debutimin e marrëdhënies së saj, ajo u përgjigj thjesht: “Jam e dashuruar”
Page u mbështet në premierën e mbrëmshme nga aktorja e Orange is the New Black, Ruby Rose, e cila në Instagram lavdëroi “miken e saj më të mirë”.
“Kur shoqja juaj më e mirë është më e talentuara, zbavitësja, e bukura, bujarja, dhe qenia njerëzore më e përulur, është e vështirë të mos buzëqeshësh. Ellen, unë jam shumë krenare për ty dhe do të jem gjithmonë mirënjohëse për çdo gjë që je dhe do të jesh për mua”, shkroi aktorja australiane.
Pasi e mbajti për vite të tëra sekret seksualitetin e saj nga publiku, Page bëri shumë shpejt emër si një avokate e zëshme për të drejtat e LGBT-ve që kur doli hapur në shkurt të vitit 2014. Ylli i X-Men u lavdërua për pjesëmarrjen në inagurimin e paradës së Krenarisë në Xhamaikë, ku dhuna homofobike është tipike për këtë vend, dhe për përballjen publikisht me kandidatin presidencial republikan anti-gej Ted Cruz.
Page kohët e fundit vuri në shënjestër ata që quajnë aktorët heteroseksualë “të guximshëm” pasi luajnë role gej; duke theksuar se nuk do të thuhej e njëjta gjë edhe për të, nëse ajo do të luajë një karakter heteroseksual.

Ellen Page dhe Julianne Moore në debutimin e filmit me tematikë LGBT “Freeheld”
Bazuar në historinë e vërtetë të çiftit nga New Jersey Laurel Hester (Julianne Moore) dhe Stacie Andree (Ellen Page), Freeheld rrëfen betejën e çiftit për përfitimet e pensionit të gjinisë së njëjtë në vitin 2005 pasi Hester – një Togere e policisë në shërbim për një kohë të gjatë – u diagnostikua me kancer terminal ./A.A.