Edukata seksuale: “Vëmë një prezervativ në një banane, por nuk e dimë pse”

Vendosja e një prezervativi mbi një banana para shokëve të klasës është një gjë e sikletshme, dhe për këtë të gjithë besojmë se biem dakord!
Po ama nuk mund të shmangim në asnjë mënyrë edukimin seksual, sado “i sikletshëm” të jetë biseda në fillim.
Sipas studimeve një person diagnostikohet me një infeksion seksualisht të transmetueshëm (SST) çdo 70 sekonda në Angli – dhe për momentin Britania e Madhe nuk ka një qasje uniforme për të mësuar shëndetin seksual.

Nadia kujton përdorimin e një banane në mësimet e saj të edukimit seksual.
“Unë shkova në një shkollë vajzash, kështu që na u desh të vendosnim një prezervativ në një banane, por kjo është për djemtë apo jo?
“Gjithsesi mendoj se është e rëndësishme të flasësh për edukimin seksual sa më shpejt që të jetë e mundur – të gjithë piqen në mosha të ndryshme, por mendoj se 14 ose 15 vjeç është mosha më e mirë”-thotë ajo.

“Duke qenë LGBT duhet të bësh shumë kërkime vetë”, thotë Arthur, i cili është biseksual dhe dëshiron që mësimet e seksit të jenë më pak heteronormative.
Arthur mësoi shumë rreth SST-ve – duke përfshirë mënyrën se si t’i shmangni ato, çfarë të bëni nëse dikush e merr një të tillë dhe ku mund të shkonin njerëzit nëse kishin nevojë për më shumë informacion.
“Ne e kishim shumë informacion në shkollën tonë të mesme,” thotë ai.
“Është kaq e rëndësishme që edukimi seksual të mos ndodhë vetëm një herë, por ai duhet të jetë i detyrueshëm dhe ne duhet të sigurohemi që njerëzit të kenë këtë vetëdije dhe këtë informacion që është kaq i rëndësishëm, por shpesh i anashkaluar”.

Jozefi thotë se orët e tij të edukimit seksual nuk po merreshin mjaft seriozisht nga shokët e tij të klasës.
“Na u shfaq një video për një filxhan çaj që kishte të bënte me pëlqimin, e cila ishte shumë e dobishme, por shumica e njerëzve në vitin tim e morën më shumë si shaka.
“Mendoj se duhet të ishte një temë më serioze që të debatohet, veçanërisht tek moshatarët e mi.”
Joseph identifikohet si biseksual dhe ai ndjen se mësoi më shumë për anën heteronormative të seksit dhe dëshiron të “zvogëlojë stigmën, veçanërisht rreth komunitetit LGBT.
“Nuk eksplorohet apo flitet vërtet në shkolla, gjë që mendoj se pengon mësimin dhe përparimin e shumë njerëzve.”
“Nëse do të ishte më gjithëpërfshirëse edhe për komunitetin LGBT, do të ndihmonte vërtet shumë njerëz në të ardhmen.”-shton ai.
Cilat janë faktet?
Në 10 vitet e fundit rastet e Gonorresë janë rritur me 249%, sifilizi është rritur me 165% dhe vetëm në vitin 2018 rastet e Klamidisë janë rritur me 6%.
Dr Alex George është i specializuar në shëndetin seksual dhe mendon se mësimdhënia e detyrueshme e edukimit seksual është “padyshim një hap pozitiv”.
“Ne e dimë se SST-të janë masivisht në rritje – sifilizi është në shkallën më të lartë që nga Lufta Botërore dhe rastet e gonorresë janë gjithashtu në rritje”, thotë ai për Neësbeat./ HistoriaIme