Durrës/ Ish- përdoruesit e drogës protestojnë, dy ditë pa marrë metadon nga mjeku
Personat që janë duke iu nënshtruar rehabilitimit ndaj varësisë nga droga protestuan përpara Drejtorisë së Policisë së Durrësit, duke kërkuar marrjen e medikamentit metadon.
Metadoni është një ilaç në formën e tabletave që përdoret prej vitesh si trajtim dhe kundërveprues ndaj varësinë nga heroina. Ky ilaç nuk krijon varësi dhe tretet në ujë duke u konsumuar nëpërmjet gojës, pa u injektuar në ndonjë pjesë të trupit.
Protestuesit kanë bërë me dije se prej dy ditësh mjeku nuk u ka shpërndarë dozat e metadonit, duke sjellë kështu kriza paniku dhe ankthi tek të rinjtë. Në protestë ishin të pranishëm dhe familiarë të cilët u shprehën të shqetësuar ndaj rrezikut që fëmijët e tyre, në mungesë të metadonit, t’i rikthehen drogës.
“Jemi në ankth pasi fëmijet tanë mund të nisin sërish përdorimin e drogës. Ata kanë dy ditë pa marrë metadonin nga mjeku, ashtu siç është shkruar në recetë. Ç’po bëhet këstu?” u shpreh nëna e një prej të rinjve.
Dhe vetë personat që po rehabilitohen ndaj varësisë nga droga, tha për Balkanëeb se po të vazhdojnë të marrin këtë medikament nuk do i rikthehen më heroinës.
“Ky ilaç është hedhur në treg vetëm për të zëvendësuar heroinën. Metadoni u jepet përdoruesve çdo mëngjes dhe çdo pasdite nga një dozë dhe nëse kanë mungesa të tij, personat që e përdorin atë rrezikojnë që të marrin drogë”, tha një nga pjesëmarrësit në protestë.
/l.k./