“Dua të paguaj dritat” radhë torturuese për pagesën e faturave të prapambetura
Pasi ishte njoftuar nga qeveria se personat që do të paguanin faturat e prapambetura të energjisë elektrike, deri në fund të muajit shkurt do të përfitonin ulje të kamatvonesave deri në masën 80%, dy ditët e fundit të muajit i ngjajnë “rradhës së famshme të qumshtit” në kohën e komunizmit.
Kjo ka krijuar një situatë të pabesueshme deri pak vite më parë. Njerëzit që dikur nuk e paguanin prej vitesh energjinë, tani qëndrojnë në radhë, duke u shtypur me njeri-tjetrin.
Më shumë kjo ndodh në Korçë ku pagesat kanë qenë gjithmonë në nivel më të lartë në vend. Madje ka dhe qytete si Shkodra, ku kanë dale edhe sekserë që të shesin radhen për të paguar.
Por reagimit të njerezve pas presionit shuime te madh te ushtruar nga OSHEE dhe Policia e Shtetit nuk po i pergjigjen aq sa duhet autoritetet.
Kjo gje ka shtyre një abonent te OSHEE-së në qytetin e Korçës te protestoje ne heshtje para punonjesve te kompanise me kerkesen e thjeshte: ‘Dua te paguaj dritat’.
/TopChannel