Dhe vazhdon e tirret një gënjeshtër, pa 1, pa 2. -Familja Pano
Në Shqipëri debati për termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” ka marrë përmasa galopante. Aktivisti kundër komunitetit LGBT+, njëherazi edhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë Jonathan Panos deklaroi se po ballafaqohet me tri çështje gjyqësore për qëndrimin e tij kundër këtyre termave.
Qëndrime të ngjashme janë vënë re edhe jashtë vendit – p.sh., në Francë u propozua që në formularët shkollorë të zëvendësohen “nëna” dhe “babi” me “Parent 1” dhe “Parent 2” Sipas mbështetësve, ndryshimi synon të parandalojë diskriminimin ndaj familjeve LGBT.
Në Kanada, për shembull, një udhëzim qeveritar i vitit 2018 bëri thirrje që komunikimi publik të shmangte përdorimin e titujve gjinorë (si “Z.”, “Zn.”) dhe fjalët “atë” dhe “nënë”, në mënyrë që të ishte më gjithëpërfshirëse.
Në disa shtete të SHBA-së, certifikatat e lindjes kanë lejuar tashmë përdorimin e termave “Parent 1” dhe “Parent 2” në vend të “nëna” dhe “atë” për familjet me dy prindër të së njëjtës gjini.
Në nivel vendor, nuk ka patur kurrë një nisëm të tillë, sesa një fushatë dezinformimi e cila filloi e gjitha nga një foto e një formulari, i cili nuk u provua kurrë se ishte bërë pjesë e institucioneve arsimore në vend.
Jonathan Pano pretendon se po ndiqet penalisht për kundërshtimin publik të terminologjisë, kur në fakt ai vetë nuk ka qenë asnjëherë në një proces gjyqësor për këtë çëshjte. E vërteta qëndron që i ati ka qenë në një proces gjyqësor me persona të komunitetit LGBT për gjuhë urrejtjeje dhe diskriminim, por kurrë për flluskën e sapunit ”Prindi 1&2”.
E gjitha kjo për tu përdorur si një armë politike populiste për të fituar vëmendje, vota nga disa, në kurriz të disa të tjerëve.
Nga ana tjetër, i ati në të njejtin shteg konservatorizmi ekstrem, përgënjeshtori veten në një dalje publike për emisionin investigativ ”Piranjat” se në fakt kjo është një nisëm globale, dhe jo diçka shqiptare, narrativë që e kishte ndjekur sot e 3 vite më parë.
Dhe jo, nuk ka as nuk ka patur kurrë në Shwipëti një nisëm kombëtare as lokale për ndryshimin e termave të prindërve në dokumentet ligjorë.
Prandaj qëndroni kritikë, dhe kërkoni për të vërtetën!