Dënohen me vdekje dy aktiviste LGBT në Iran

Republika Islamike e Iranit ka dënuar me vdekje dy aktiviste të komuniteti LGBT atje.
Zahra Hamadani dhe Elham Chubdar, u dënuan me vdekje disa ditë më parë, por njoftimi u bë me 5 shtator nga Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.
Garda Revolucionare Islamike, ka akuzuar dy gratë për “promovim të homoseksualitetit, mashtrime, promovim të marrëdhënieve të paligjshme seksuale, si dhe publikimin e tyre në internet”.
Organizata për të drejtat e njeriut Hengaë ka thënë se Gjykata Revolucionare e Urmias, ka vendosur që të dyja janë fajtore për akuzat “korrupsion në Tokë”, “promovim të fesë së krishterë” dhe “komunikim me mediat që kundërshtojnë Republikën Islamike”.
Hamdani, 31-vjeçare është ndaluar nga autoritetet edhe në tetor të vitit 2021 për postimet e saj në rrjetet sociale në mbrojtje të komunitetit LGBT.
Një muaj më vonë, ajo është arrestuar teksa ka qenë duke u larguar nga shteti .
Të jësh pjesëtarë i komuniteti LGBT në Iran është e ndaluar, ndërsa nëse zbulohet një gjë e tillë dënohet me vdekje nga autritetet të cilat i referohen ligjeve fetare.
Në vitin 2021 një 20-vjeçar në Iran u vra barbarisht nga familja e tij në atë që u quajt gjerësisht si “vrasje nderi” pasi u zbulua se ai ishte Gay.
Alireza Fazeli-Monfared, 20 vjeç, thuhet se u vra nga vëllai dhe kushërinjtë e tij me 4 maj 2021 pasi e zbuluan se ushtria iraniane e përjashtoi atë nga shërbimi për shkak të “prirjeve seksuale”.
Partneri i tij, aktivisti Aghil Bayat, i tha aso kohe, rrjetit iranian LGBT + 6rang se vrasësit thirrën nënën e Alirezës direkt pas vrasjes dhe i thanë asaj se ku ta gjente trupin e tij. Nëna e Alirezës u “shtrua në spital nga tronditja” pas vrasjes, tha Bayat. Ai më vonë i tha Radio Zamaneh se vrasësit e Alirezës janë arrestuar. Personat LGBT + shpesh janë shënjestruar dhe dhunuar nga anëtarët e familjes në Iran, por edhe nga vetë shteti./ HistoriaIme