Dalai Lama: “Nëse pasardhësja ime do të ishte grua, atëherë ajo duhet të jetë tërheqëse”
Fjalët e thëna nga Dalai Lama në një intervistë të transmetuar nga BBC kanë hapur shumë diskutime. “Gruaja, biologjikisht, ka një potencial më të madh për të treguar dashuri e dhembshuri”, deklaroi fituesi i çmimit Nobel për paqen. “Nëse pasardhësi im do të jetë grua duhet ta ketë fytyrën shumë tërheqëse”. Mbas habisë së gazetarit që po e intervistonte Dalai Lama u përgjigj seriozisht. “Nuk po bëj shaka, është e vërtetë”/A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=HxvBcWa-P0U