Charlize Theron zbulon se vajza e saj është transgjinore dhe e mbështet publikisht atë

Unë kam dy vajza të mrekullueshme dhe si çdo nënë tjetër, dua t’i mbroj dhe t’i shoh të ecin përpara në jetë.
Aktorja e njohur hollivudiane Charlize Theron ka zbuluar për herë të parë se fëmija më i madh i saj është një vajzë transgjinore. Jackson shtatëvjeçare, doli hapur te nëna e saj mbi identitetin gjinor që në moshën tre vjeçare.
“Unë mendoja fillimisht se fëmija im ishte djalë, derisa ajo doli hapur kur ishte tre vjeç dhe më tha:” Unë nuk jam djalë”. Dhe ja ku jam tani, mama e dy vajzave të mrekullueshme.”, deklaroi ajo për Daily Mail.
“Ata kanë lindur kështu si janë dhe nuk më takon mua të vendos se si dhe ku ato vendosin të gjejnë vete e tyre apo me kë duan të shoqërohen e të jetojnë të lumtur jetën e tyre.”, tha Theron.
“Detyra ime si prind është t’i përkrah dhe t’i dhuroj dashuri pa kushte, duke u siguruar që të kenë gjithçka që u duhet për të qenë vetvetja”
“Dhe unë do të bëj gjithçka në fuqinë time që fëmijët e mi ta kenë këtë të drejtë”.
Theron ka qenë prej kohësh një aleate e komunitetit dhe kauzës LGBTI. Në vitin 2012, ajo premtoi se nuk do të martohej derisa martesa brenda të njëjtit seks të legalizohej. Pastaj në vitin 2017 ajo kritikoi mungesën e përfaqësimit biseksual në Hollywood.
Në deklaratën e saj mbi martesën në vitin 2012 ajo tha: ”Nuk dëshiroj të martohem sepse institucioni i martesës është i njëanshëm dhe dua të jetoj në një vend ku të gjithë kanë të drejta të barabarata.
….Nuk dua të kryej ceremoninë, për shkak se kam shumë miq gej dhe lezbike që nuk mund të martohen edhe pse dëshirojnë vërtet shumë. Nuk do mund të bëja gjumin e qetë natën.” /k.j