Cfarë po ndodh me gejtë në Çeçeni?
Të drejtat për komunitetin LGBT sa vijnë e përmirësohen nëpër botë, por fatkeqësisht progresi nuk është linear, as global dhe kjo duket qartazi në persekutimin e djemve gej në Çeçeni.
Pa lirinë e njëtrajtshme të mediave nëpër botë, është e vështirë të përcaktosh se çfarë po ndodh në republikën çeçene, por më poshtë janë listuar disa raporte mbi gjendjen atje dhe mënyrën se si mund të ndërhyhet për të ndihmuar.
Ku ndodhet Çeçenia ?
Republika çeçene lokalizohet në Kaukazin verior- midis Detit Azov dhe Detit të Zi në perëndim si dhe Detit Kaspik në lindje, brenda Rusisë evropiane. Më përpara pjesë e Bashkimit Sovjetik, ajo u bë pjesë e Federatës ruse në 1991.
Ajo siguroi pavarësinë në 1996 pas luftës së parë çeçene të përgjakshme, por Federata ruse rimori kontrollin në fillim të shekullit, pas përfundimit të luftës së dytë çeçene. Ka akoma disa tendenca separatizmi, por Çeçenia mbetet një republikë federaliste.
A është ilegal seksi midis homoseksualëve?
Çeçenia është pjesë e Rusisë, dhe pavarësisht ligjeve të shumta anti-LGBT, aktiviteti seksual midis homoseksualëve , ndërmjet personave adult u dekriminalizua në 1993 pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi statusi gjysmë-autonom i Çeçenisë nënkupton se ajo përmban kode ligjore të vetat në disa çështje.
Ligji strikt islam Sharia u adaptua nga presidenti çeçen Aslan Maskhadow në 1996. Për shembull seksi anal midis dy meshkujve ose midis një mashkulli dhe një femre ishte ilegal sipas nenit 148 të Kodit kriminal çeçen.
Drejtuesi aktual i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov është shprehur haptazi për kriticizmin e tij ndaj njerëzve LGBT.
Si është ndëshkimi ligjor kundrejt seksit gej në Çeçeni?
Sipas nenit 148, ky aktivitet seksual nëse kapet në flagrancë dy herë ndëshkohesh me rrahje me thupër. Kurse të tretën herë ka ekzekutim. Pavarësisht kësaj, dënimi me vdekje është hequr në Rusi që prej vitit 1996.
Çfarë po ndodh në Çeçeni?
Është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh në Çeçeni nëse je jashtë vendit, e as nga brenda nuk është aq kollaj. Ramzan Kadyrov është cilësuar si “grabitqari i lirisë së shtypit” nga “Reporters Without Borders”. Freedom House e titulloi “ më të keqin e të këqinjve”.
Shumë prej lajmeve për valën e fundit të persekutimeve kanë ardhur prej gazetës së pavarur ruse Novaya, e cila ka raportuar trimërisht mbi çështjet politike dhe sociale në Rusi.
Për shembull, Anna Politkovskaya, e cila kritikonte në të shumtën e rasteve veprimet në Çeçeni, u vra në 7 Tetor 2006. Ajo ishte një prej 6 reporterëve për këtë gazetë e cila u vra për shkak të lidhjeve të saj me investigimin.
Në Prill të 2017 një artikull në gazetën Novaya solli në dritë sulmet mbi gejtë në Çeçeni duke marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve, duke raportuar se mbi 100 meshkuj janë arrestuar nga policia, midis të cilëve tre të vrarë. Këto raportime gjetën mbështetje nga Departamenti amerikan dhe Grupi Ndërkombëtar i krizës.
Këto kampe përqendrimi janë themeluar në shkurt të 2017, ku meshkuj gej të rrëmbyer, të burgosur dhe torturuar. Thuhet se policia çeçene gjeti kontaktet për meshkuj gej në telefonin e një Çeçeni, i ndaluar për përdorim substancash të ndaluara.
Sekretarja për shtyp e Kadyrovit, Alvi Karimov i hodhi poshtë “pretendimet”, por e ndoqi fjalimin e saj me një thënie kontroverse se në Çeçeni nuk ka gej duke shtuar mesazhin: “ Nëse do të ekzistonin njerëz të tillë në Çeçeni, vetë familjarët e tyre do ti kishin larguar nga shtëpia”.
Më pas dolën në dritë raste kur familjarët vërtet i kishin imponuar fëmijët e tyre homoseksual drejt vetëvrasjesh. Ne një raportim shokues, një adoleshent u vetëvra duke u hedhur nga kati i nëntë pasi e detyroi daja e tij pas aludimeve për orientimin e tij seksual.
Një deputet i Çeçenisë, Magomed Selimkhanov u shpreh: ”Në Çeçeni nuk ka gej, ndaj nuk kemi ndonjë qëndrim radikal ndaj tyre. Personalisht, unë mendoj se ata janë dy metra nën tokë nga bota jonë”.
Dy kampe u raportuan në fillim, bazuar në fshatrat e Argunit dhe Tsotsi-Yurt, por investigime të mëtejshme zbuluan 4 burgje të tjera për meshkujt gej, duke e rritur bilancin në 6 burgje në republikën çeçene. Njëra prej tyre u shkatërrua dhe ndryshoi më vonë lokacion.
Raportohet se autoritetet që drejtojnë këto kampe kanë torturuar të burgosurit nëpërmjet shokut elektrik dhe metodave të tjera që ti detyrojnë të spiunojnë për meshkuj të tjerë gej. /k.m/
Burimi: PinkNews