Çfarë nënkupton java e IDAHOT për Shqipërinë dhe botën
Flamuri LGBTI i ngritur në kuadër të javës së IDAHOT nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim me të tëra organizatat LGBTI tek Teatri i Operës dhe Baletit, tregon se pavarësisht gjithçkaje, shoqëria jonë ka ecur përpara në respektimin e të drejtave të njeriut.
IDAHOT u krijua në vitin 2004 për të tërhequr vëmendjen e politikëbërësve, liderëve të opinionit, lëvizjeve sociale, publikut dhe mediave për dhunën dhe diskriminimin që përjetojnë personat LGBTI në nivel ndërkombëtar.
Në më pak se një dekadë, 17 maji është kthyer në datën më të rëndësishme për komunitetet LGBTI për t’u mobilizuar në shkallë botërore.
Dita përfaqëson një pikë referimi vjetore për të tërhequr vëmendjen e vendimmarrësve, mediave, publikut, liderëve të opinionit dhe autoriteteve lokale për situatën alarmante me të cilën ballafaqohen personat lezbike, gej, biseksualë, transgjinorë dhe interseks dhe të gjithë ata që nuk janë në përputhje me normat seksuale dhe gjinore.
17 maji tani festohet në më shumë se 130 vende, përfshirë këtu 37 ku aktet e të njëjtit seks janë të paligjshme, me 1600 ngjarje të raportuara nga 1280 organizata në 2014. Këto mobilizime bashkojnë miliona njerëz në mbështetje të njohjes së të drejtave të njeriut për të gjithë, pavarësisht nga orientimi seksual, identiteti ose shprehja gjinore.
Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Biphobisë nuk është një fushatë e centralizuar; përkundrazi është një moment nga i cili të gjithë mund të përfitojnë dhe të ndërmarrin veprime.
Data e 17 Majit u zgjodh në mënyrë specifike për të përkujtuar vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 1990 për të shfuqizuar homoseksualitetin si një çrregullim mendor.
Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Biphobisë ka marrë njohje zyrtare nga disa shtete, institucione ndërkombëtare si Parlamenti Europian dhe nga autoritetet e panumërta lokale. Shumica e agjencive të Kombeve të Bashkuara gjithashtu shënojnë Ditën me ngjarje specifike.
Aktivitetet kushtuar IDAHOT 2018 në rajon dhe më gjerë
Kroaci
Festivali i Kulturës Queer dhe Feminist do të mbahet në Rijekë më 17-19 maj.
Ajo do të synojë të ‘queer up’ qytetin për IDAHOT, dhe të tregojë gjithashtu shtypjen dhe dhunën me të cilën njerëzit LGBTI përballen çdo ditë në shoqëri.
Francë
Qyteti i Parisit do të japë çmime për aktivistët dhe mbrojtësit e komunitetit LGBTI duke përfshirë Stuart Milk, themeluesin e Fondacionit të Harvey Milk , aktivistin Alice Nkom dhe Aurore Foursy, presidente e Inter LGBT.
Serbi
Haver po organizon FALAFEL, një festival i filmave LGBTI izraelitë. Do të shfaqet në Beograd më 16 dhe 17 maj.
Mbretëri e Bashkuar
Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë për IDAHOTB, një diskutim në Dhomën e Komuniteteve. Nick Herbert, i cili kryeson grupin LGBT Rights, do të mbajë debatin tre orësh më 17 maj nga rreth orës 14:00.
Të gjithë deputetët janë ftuar të flasin për gjendjen aktuale të politikave të të drejtave LGBT në Britani, si dhe ndikimin e saj në Commonwealth.
Në Londër, Kaleidoscope Trust do të presë një panel diskutimesh që shqyrton rolin e ligjit në sigurimin e barazisë për njerëzit LGBTI në të gjithë botën.
Dhe në Mançester do të ketë një instalim të galerisë nga Mike Upton për 30 vitet e aktivizmit në qytet.
Aktivitetet kushtuar IDAHOT 2018 në vendin tonë :
11 maj 2018:
Takimi i Grupit të Monitorimit të Planit të Veprimit- (Ministria e Shëndetësisë)
12 maj 2018:
Forumi i Aktivisteve Rajonalë (Civil Rights Defenders) – Destil 18:00
13 maj 2018:
Ora 11:00, Tirana Gay (P) Ride 7, Pallati i Kongreseve (Aleanca LGBT, ProLGBT)
Ora 12:00, Koncerti Tirana Gay (P) Ride , Sheshi Skënderbej (Aleanca LGBT, ProLGBT)
Ora 21:00, Party “Jashtë dollapit” (Aleanca LGBT, ProLGBT)
14 maj 2018:
Unë ngre flamurin tim – Për të tretin vit radhazi, flamuri LGBTI do të ngrihet në Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën (PINK)
15 maj 2018:
Të drejtat LGBTI në Parlament (PINK)
Konferenca Rajonale e Policisë (Dita 1) – “Greasing the wheels of the criminal justice system” (Këshilli i Evropës)
16 maj 2018
“Ligji për njohjen e gjinisë” – ( Rrjeti Shqipëtar për të drejtat LGBT/ PINK/ OMSA/ HRH
Konferenca rajonale e policisë (Dita e dytë) – Greasing the wheels of the criminal justice system (Këshilli i Evropës)
17 maj 2018
Raporti Kombëtar : Progresi i të drejtave LGBTI në Shqipëri (PINK, Ministria e Shëndetësisë, Këshilli i Europës)
19:30, Galaja e 4-të e bamirësisë “Love is ALL”, Plaza, Tiranë, (Qendra Streha)
18 maj 2018
Ora 09: 00 Aksesi në shëndetësi – mbrojtja nga diskriminimi (seminar) (Mbrojtësit e të Drejtave Civile)
Ora 12.00 “Dollapi” Instalimi i Artit, Libraria e Liqenit Artificial Tiranë (2 ditë) (Aleanca LGBT)
Deklarata Publike “Barazia në Martesë” dhe hapja e fushatës publike për barazi martesore në Shqipëri. (PINK)
19 maj 2018
12:00, Editathon “Çështjet/Problematikat LGBT në Wikipedia”, vendi: Innovation Hub Tirana (Wikimedianët e Gjuhës Shqipe, ProLGBT)
25 maj 2018:
Prezantimi i Studimit të Ambasadës Pink mbi Perceptimet e Mësuesve për Adoleshentët LGBTI në Shkollë (PINK, Ambasada Amerikane)
Aktivizmi në Shqipëri
Në vitin 2009, askush në Shqipëri nuk fliste për çështjet LGBTI. Por kjo do të ndryshonte. Aktivistët Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj kapën mundësinë e tyre, pasi liderët e fuqishëm katolikë, ortodoksë dhe udhëheqësit myslimanë të vendit u bashkuan për të sulmuar me forcë mbështetjen e papritur të kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha për martesat mes gejve.
Pinderi dhe Karaj hartuan një deklaratë për shtyp duke kritikuar intolerancën e liderëve të tyre fetarë. Gazetarët shqiptarë ishin të etur për të dëgjuar më shumë nga ky komunitet deri atëherë pa zë; për herë të parë, aktivistët e rinj u ndjenë të fuqizuar.
Ata vendosën të provokonin. Takime klandestine të organizuara përmes medieve sociale çuan në aktivitete të stilit guerilas në rrugët e Tiranës. Postera që dënonin homofobinë u ngjitën nëpër qytet, stolat në parkun ngjitur me ndërtesat qeveritare u lyen në ngjyrat e ylberit dhe muret u mbuluan me mesazhe pro-LGBTQ, shpesh me pamje nga objektet fetare.
Vitin e parë kjo ishte disi e rrezikshme”, tha Karaj.
Pa dyshim, një Paradë e hershme Krenarie që përfshiu vetëm një pjesë të vogël aktivistësh u sulmua nga “rrugeçër” me bomba të bëra në shtëpi, ndërsa një debat televiziv live midis anëtarëve të komunitetit dhe grupeve anti-LGBTQ u ndërpre nga një politikan i tërbuar që kërcënoi se do ti priste fytin Pinderit. Armiqësia ndaj komunitetit kishte ngritur kokën e shëmtuar – fjalë për fjalë, në disa raste.
Megjithatë, një ndjenjë komuniteti po zhvillohej midis popullatës gej lokale, si dhe për aktivistët. Njerëzit LGBTQ të cilët kishin qenë ngurues për të dalë hapur, po merrnin pjesë në grupe diskutimi të organizuara nga aktivistë, evente të komunitetit, ekspozita arti dhe koncerte. Pinderi dhe Karaj, ndërkohë, po zbulonin se kishin pushtet të mjaftueshëm për të kërkuar takime me shefat e policisë, ambasadorë dhe politikanë të rangut të lartë.
Megjithatë, arritja e tyre më e madhe erdhi në vitin 2014. Ndërsa lëvizja në Shqipëri u bë më e dukshme, një numër më i madh i të rinjve po dilnin hapur tek familjet e tyre. Për disa, vendimi i tyre për të besuar sollën dhunë dhe refuzim.
“Menduam se një strehë do të ishte ndihma më e madhe që mund të vinte në ndihmë të këtyre të rinjve dhe do t’u jepte atyre mundësinë për të mos ushtruar profesione të tilla si punëtorë seksi”, tha Karaj.
Në dhjetor të atij viti, projekti Streha hapi dyert e saj. Me financim nga USAID-i dhe Ambasada Holandeze dhe mbështetje strategjike nga Albert Kennedy Trust me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, streha me tetë shtretër në Tiranë është ende i vetmi në llojin e vet për të rinjtë e pastrehë LGBTQ në rajonin e Ballkanit e Evropës Lindore.
Sipas Marsida Celës, drejtoreshë ekzekutive e Strehës, përfituesit, siç quhen ata, zakonisht qëndrojnë në Strehë për gjashtë muaj, kohë gjatë së cilës ata mund të kenë qasje në mbështetje psikologjike, trajnim profesional, këshilla karriere dhe, në raste të caktuara, ndihmë në ribashkimin me familjen. Shumica e banorëve janë shtetas shqiptarë, edhe pse streha ka strehuar edhe të rinj nga Kosova dhe Mali i Zi.
Për Pinderin, streha, e cila u bë një entitet i pavarur në vitin 2015, simbolizoi fillimin e një faze të dytë për lëvizjen LGBTQ të Shqipërisë. Nëse vitet e para u shënuan duke rritur dukshmërinë dhe duke sfiduar krijimin, më pastaj në fokus ka qenë dhënia e ndihmës të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme për anëtarët e komunitetit.
Aktivistët do të vazhdojnë të ndihmojnë OJQ-të fqinje nga Kosova e Maqedonia për të ngritur “strehat”e tyre për të rinjtë LGBTQ, ndërsa hynë në një fushatë të re në vendin e tyre për të rritur dukshmërinë e çështjeve të transgjinorëve.
“Mendoj se kohët e vështira kanë kaluar tashmë”, tha Karaj. “Komuniteti është më i fortë dhe përgjigja jonë (ndaj homofobisë) është shumë më aktive dhe agresive se më parë.”
“Por ne duhet të vazhdojmë të forcojmë të rinjtë nga komuniteti LGBT për të kuptuar dhe për të vazhduar me sfidën, sepse ajo nuk ka përfunduar ende – Unë mendoj se ky është vetëm fillimi”./M.B.