Cfarë ndodh me llogarinë tuaj të Facebook në rast se vdisni? E keni menduar ndonjëherë?
Deri më sot, profilet e personave të vdekur janë fshirë ose janë çaktivizuar. Tani Facebook i mundëson përdoruesve të tij një opsion të ri, ata mund të zgjedhin “trashgimtarin” e profilit të tyre. “Kontaktuesi i trashgimisë” është personi që mund të shërbejë si kujdestar i profilit tuaj pas të ndaheni nga jeta.
“Trashëgimtari” juaj mund të shkruajë mesazhe, të ndyrshojë foton e profilit por ai nuk mund të fshijë dhe të ndryshojë postimet e mëparshme.
Facebook na ka detyruar të vendosim ditëlindjet tona, marrëdhëniet, vendin e punës, tani dhe vdekjen. Megjithatë ky shërbim i ri i Facebook na lejon të vendosim për profilin tonë ndërsa jemi gjalle, dhe për shumë njerëz kjo është një lehtësim.