“Burrneshat” shqiptare në Berlin
Filmi “Burrneshat” është një nga nëntë pretendentët për “Ariun e Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Berlin. Filmi është i mbështetur në romanin “Hana” të autores Elvira Dones me regji dhe skenar të italianes Laura Bispuri.
Burrneshat,femrat që sipas zakonit pranojnë “të shndërrohen” në burra kur familia e tyre nuk ka trashëgimtarë një fenomen shqiptar që gjithnjë ka ngjallur mjat interes tek të huajt.
“Ngjarja e Hanës dhe bota e një gruaje që tashmë i takon së kaluarës është treguar ne këtë film, por virgjëreshat e përbetuara nuk janë mirëkuptuar dhe unë kam zgjedhur ta përdor figurën e Hanës si një emblemë për një metaforë më të përgjithshme për marrëdhëniet mes lirisë së grave dhe botës”, u shpreh regjizorja Laura Bisrpuri sot në konferencën për shtyp përpara premierës së filmit në Berlinale.
Filmi rrëfen historinë e dhimbshme të Hanës, burrneshës shqiptare që jeton mes maleve, larg nga bota e sotme dhe një ditë vendos të marrë trenin dhe të shkojë në Milano.