Burgu i ri në Fier, 400 të burgosur pa ujë të pijshëm
Rreth 400 janë të burgosurit e transferuar nga burgu i Fushë Krujës dhe ai i Tiranës në burgun e Fierit.
Pa u inaguruar akoma, godina e sigurisë së lartë ka filluar të mbushet. Në këtë burg nuk mungojnë të burgosurit, por mungon uji i pijshëm.
Familjarët thonë se janë detyruar të blejnë ujë për të afërmit e tyre pasi uji që vjen nga ujësjellësi i Fierit vjen erë të keqe.
Akoma nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me hapjen e burgut të Fierit i cili ka një kapacitet prej 500 personash.