Blog: Zgjedhjet 2017, rezultatet dhe zhvillimet e fundit
14:00
Rezultatet e zgjedhjeve në prag të mbylljes së numërimit
16:00
Përditësim/ Rezultatet kur janë numëruar 58.4% e kutive
Partia Socialiste ka pësuar një prej rreth 1% krahasuar me rezultatet e orës 13:00, me 431.541 vota të cilat përkthehen në 74 mandate. Ndërkohë LSI 129.741 vota deri më tani të cilat përkthehen në 18 mandate. Partia Demokratike ka marrë deri tani 256.229 vota të cilat përkthehen në 43 mandate.
15:00
Misioni i OSBE – ODIHR prezanton raportin paraprak:
OSBE/ODIHR prezantoi raportin paraprak për zgjedhjet në vendin tonë. Sipas OSBE-së, “akuzat për shitblerje vote ulën besimin publik në proces”. Në deklaratë u numëruan gjithë problemet që shoqëruan procesin zgjedhor dhe atë të numërimit deri tani.
“Në shumë qendra nuk u zbatuan procedurat, pati vonesa dhe parregullsi. Numërimi u vonua në shumë vende”, tha përfaqësuesi i OSBE/ODIHR.
Ndërsa eurodeputeti Eduard Kukan deklaroi: “Jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj gare, që përbën një hap të rëndësishëm për Shqipërinë. Jemi të inkurajuar nga ndërmjetësimet politike që çuan në pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje. Dëshirojmë që rezultati të njihet nga të gjithë, kjo është kyçe për procesin demokratik”.
Më tej, Kukan shtoi: “Ne e mbështesim Shqipërinë për integrim në Evropë me kusht që të plotësohen kërkesat. Qeveria e re duhet të vijojë me reformat”.
Në të parën deklaratë të dhënë sot, misioni i OSBE-ODHIR ka numëruar gjithë problemet që shoqëruan procesin zgjedhor dhe atë të numërimit deri tani.
Shefi i misionit theksoi se dita e djeshme ka qenë e ngarkuar vëzhgimesh, pati raporte nga mediat dhe thashetheme, por nënvizoi se “Dita e djeshme ishte më pak e nxehtë sesa koha”.
Rezultati kur po i afrohemi numërimit të 50% të kutive
13:00
Rreth orës 13:00, kur po i afrohemi numërimit të gjysmës së kutive tregojnë se Partia Socialiste udhëheq me 49.25% e përkthyer në 342.237 vota e ndjekur nga Partia Demokratike me 28.53% ( 19.258 vota) dhe LSI me 101.683 vota.
Rezultati i zgjedhjeve sipas KQZ kur janë numëruar 45.47% e qendrave të votimit:
Za’Lart, 195 denoncime për parregullsi:
/ Shpërndarja e denoncimeve në platformë
195 denoncime kanë ardhur në platformën Za’Lart, ku qytetarët kanë raportuar denoncime mbi fotografimin dhe blerjen e votës, cenimin e të drejtës së votës, ndërhyrjet e policisë së shtetit, parregullsi në lista etj.
https://zalart.ushahidi.io/views/list
Denoncimi: Në Korçë komisionerja e PS “shkund” kutinë e votimit
Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, vetëm 45.6% e shqiptarëve votuan
Shqiptarët votuan dje për zgjedhjet e parlamentare të 25 qershorit. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këto zgjedhje votuan 45.6% e zgjedhësve. Afatit zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit u shty me një orë nga orari i parashikuar 7:00 me 19:00. Megjithatë pjesëmarrja është nga më të ulëtat historikisht, 8.8% më pak se në vitin 2013 dhe 5.2% më e ulët se pjesëmarrja në vitin 2009.