Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në çdo fushë të jetës, ashtu si edhe në art e kulturë.
Dita që institucionet e Kulturës do të hapin dyert duket ende e largët. Për muzetë, galeritë, teatrot, kinematë, etj., që bëhen mundësi grumbullimi gjasat janë që edhe shumë kohë të jenë të mbullura, ndërsa në asnjë plan të qeverisë nuk figurojnë ende se do të hapen.
Artistët e pavarur, janë ata që nuk janë përfshirë në asnjërën nga paketat ekonomike, për atë që është duke u quajtur “Paga e luftës”.
Në kushtet kur ndihen të neglizhuar, artistët e pavarur i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama, me një lëtër ku kërkohet të përfshihen në paketet e ndihmës të qeverisë.
Artistët kërkojnë që të ngrihet një fod i posaçëm, nga i cili ata do të përfitojnë.
” Jemi një grup artistësh të rinj të pavarur që gjatë pandemisë Covid-19, të pamundur për të ushtruar profesionin tonë dhe inekzistentë në kuadrin ligjor, e gjetem veten të paperfshirë në planet ekonomike të shtetit.
Ne konsiderojmë të udhës:
⁃ që qeveria të ngrejë një fond të posaçëm për të gjithë komunitetin e artistëve të pavarur në pamundësi për të punuar (sheshxhirime, prova teatri e danci, fotografim i eventeve kulturore – të gjitha këto parashikojnë grumbullime njerëzish), ky fond të suportojë ekzistencën e secilit artist të pavarur për çdo muaj bllokimi të aktiviteteve
⁃ që qeveria të ngrejë një fond të posaçëm për artistët e pavarur që të subvencionojë rinisjen e veprimtarive artistike, ruajtjen dhe vazhdimesinë e iniciativës së lirë krijuese, duke u përshtatur me kushtet e reja të punës.
#artistipavarur“-shkruajnë artistët e pavarur në faqen e tyre në facebook./ HistoriaIme
