Artan Lame këmbëngul për kandidimin: Për Tiranën më hanë duart, jam në pritje
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka konfirmuar dëshirën për të qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme ai u pyet nga gazetarët nëse “i hanin akoma duart për Tiranën”.
Lame u përgjigj : “Natyrisht që më hanë duart për Tiranën, unë e kam bërë publike këtë sepse jam qytetar i këtij qyteti.
Por jam në pritje dhe kam bindje për këtë që do të ketë një diskutim publik brenda radhëve të partisë për konkurrimin e kandidaturave, për nxjerrjen e kandidaturave për Bashkinë e Tiranës”.
Artan Lame është një nga emrat e diskutuar disa herë nga mediat si një nga kandidatët e mundshëm për bashkinë e kryeqytetit dhe një nga të paktët që e ka shprehur dëshirën publikisht për ta marrë përsipër këtë mision.
Në emisionin Top Story ai deklaroi se “nuk kam pse ta fsheh se më hanë duart të bëj gjëra të mira për Tiranën”.
/BalkanWeb