Arabia Saudite po trajnon rojet e para kufitare gra
Mbretëria e Arabisë Saudite po rrit mundësitë e punësimit për gratë saudite.Shumë shpejt gratë do të jenë ato që punojnë si roje kufitare duke shënuar në këtë mënyrë një rrjedhë tjetër në historinë e vendit.
Shërbimet e navigacionit ajror në Arabinë Saudite lajmëruan këtë javë se do të trajnojë 80 gra në vit që të punësohen pranë vijës kufitare. Grupi i parë i aplikanteve ka nisur trajnimin.
“Aplikantët kanë dhënë provimin e pranimit të dielën për Akademinë civile të aviacionit në Arabinë Saudite dhe do ti nënshtrohen një numri testesh” sipas Arab News.
Gratë saudite të interesuara rreth programit duhet të kenë një diplomë gjimnazi dhe të jenë rreth moshës 18 deri në 25 vjeç.
Iniciativa kërkon të punësojë më shumë gra në sektorin e aviacionit duke rritur njëkohësisht prezencën e grave në tregun e punës nga 23% deri në 28%. Pra synohet të katërfishohet numri i grave që punojnë pranë sektorit të lartë civil.
Mbretëria ka implementuar politika dhe iniciativa të ndryshme për të arritu targetin e lartpërmendur.
Gjithashtu gjatë kësaj jave Ministria e Punës dhe Zhvillimit social lajmëroi se vetëm gratë saudite do të punësohen në dyqane ku shiten produkte për gra e vajza. Ky vendim pritet të sjellë 80.000 vende pune për gratë në Arabinë Saudite.
Një seri kursesh teknike dhe praktike do t’ju mësojnë grave saudite punë kompjuterike dhe elektronike. Më në fund gratë do të kenë të njëjtat mundësi trajnimi sikurse burrat.Sa i përket financës dhe menaxhimit të biznesit, gratë sërish po kthehen në prioritet.
Në Shkurt të këtij viti, 3 gra janë punësuar pranë posteve të rendësishme në botën e financës. Sarah Al-Suhaimi u bë drejtoreshë e kompanisë Tadawul për bursat. Kurse Latifa Al-Sabhan u emërua si drejtoreshë e financave pranë Bankës Kombëtare Arabe, një prej dhjetë bankave më të mëdha në Lindjen e Mesme./k.m/
Burimi: StepFeed