Amerika, toka e premtuar e diskriminimit

Java e fundit, si në vijim të muajvë paraprirës ka qenë mbushur me me ngjarje shqetësuese për komunitetin LGBTQ+ në Shtetet e Bashkuara, që kanë nxitur frikë e diskutime.
Trump dhe simboli i trekëndëshi rozë
Në një postim në Truth, presidenti Donald Trump ndau një artikull nga The Washington Times, i cili flet për ndryshimet në reklamat e rekrutimit të ushtrisë nën administratën e tij. Së pari mund të dukej si një postim i zakonshëm i Trump, por ajo që ka tronditur shumë njerëz është imazhi që e shoqëronte: një trekëndësh rozë i përmbysur me një shenjë stopimi mbi të.

Për ata që nuk e dinë, trekëndëshi rozë ishte një simbol që nazistët përdorën për të identifikuar dhe përndjekur burrat homoseksualë në kampet e përqendrimit. Më vonë, komuniteti LGBTQ+ e rimori këtë simbol si një shenjë qëndrese dhe force, veçanërisht gjatë krizës së AIDS-it në vitet ’80.
Postimi i Trump ka shkaktuar shqetësim, sidomos pas një sërë urdhrash ekzekutivë që ai ka firmosur muajt e fundit – duke përfshirë ndalimin e personave trans në ushtri dhe kufizimet për kujdesin shëndetësor për të rinjtë trans.
Pyetja tani është: ” A e dinte Trump rëndësinë e këtij simboli kur e postoi? Apo ishte një tjetër provokim i qëllimshëm?”
Si e ka përemrin kongresi?
Ndërkohë, një tjetër incident ndodhi në Kongres, ku përfaqësuesja e parë trans, Sarah McBride, u përball me diskriminim të hapur. Në një seancë, kongresmeni republikan Keith Self e thirri qëllimisht “zotëri” në vend të “zonjë”, duke injoruar identitetin e saj.
Demokrati Bill Keating nuk e la këtë të kalonte pa reaguar. “Zotëri, a nuk keni asnjë ndershmëri?” iu drejtua ai Self-it, duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj një kolegeje të zgjedhur nga populli. Pas një momenti tensioni, Self refuzoi të tërhiqej dhe mbledhja u ndërpre. Më vonë, ai e mbrojti qëndrimin e tij duke thënë se politika e qeverisë tani njeh vetëm dy gjini – një referencë e qartë ndaj politikave të Trump.
Por McBride nuk u tërhoq. Në një postim në Twitter/X, ajo e mbylli këtë debat me fjalë të thjeshta, por të forta: “Asgjë nuk e zbeh nderin dhe mirënjohjen time për të përfaqësuar Delaware në Kongres.”
Këto ngjarje tregojnë qartë se të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në SHBA janë në një moment delikat. Për disa, ato janë të garantuara, për të tjerë, janë të kërcënuara. Por një gjë është e sigurt: ky debat nuk do të mbyllet kaq lehtë.
Por a na ndikojnë këto politika dhe reagime ne në Shqipëri?
Këto zhvillime në Shtetet e Bashkuara nuk janë pa ndikim edhe jashtë kufijve të tyre, përfshirë Shqipërinë.
Me administratën Trump që redukton mbështetjen për çështjet e diversitetit dhe përfshirjes, fondet e USAID dhe organizatave të tjera amerikane për projekte që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ mund të pësojnë shkurtime të shumta. Kjo do të thotë më pak mbështetje për organizatat, e gjithë nismat e mbështetura nga programi.
Ndërsa një debat i ngjashëm me atë në kongres na frymëzon për ti qëndruar parimeve e respektit ndaj vetes, forcën që duhet të kemi për të përfaqësuar më pak të privilegjuarit, e forcën për të marrë angazhim qytetar.