Sipas një studimi të fundit mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sipas gjetjeve. Në studim janë përfshirë 120 vende të botës, dhe në rastin e Shqipërisë, problematikat pasqyrohen në qasjen financiare, të drejtën e trashëgimisë, të drejtat në vendet e punës dhe dhuna.
Indeksi SIGI 2019, njëkohësisht tregon se është bërë përparim i qartë me angazhimet politike për të eliminuar pabarazinë gjinore në botë. Ligjet e reja nxitin barazinë dhe shfuqizojnë ligjet diskriminuese, duke përfshirë programet transformuese gjinore dhe planet e veprimit. Sidoqoftë, angazhimet politike, reformat ligjore dhe programet e ndjeshme gjinore në shumë vende ende nuk janë duke u përkthyer në ndryshime reale për gratë dhe vajzat.
Diskriminimi gjinor mbetet një sfidë e përjetshme dhe heterogjene për gratë dhe vajzat.
Shqetësuese në Shqipëri mbetet dhuna dhe kjo vihet re dhe si arsyeja kryesore për divorc. Në zonat rurale, vazhdon ndjekja e praktikave diskriminuese përsa i përket trashëgimisë dhe të drejtës për pronë.Martesat patriarkale, të cilat mbizotërojnë në zonat rurale dhe me të cilat një grua bashkohet me bashkëshortin e saj, shpesh i shtyn gratë të neglizhohen në trashëgiminë e familjes së tyre.
Gratë përballen me pengesa në qasjen në pronësinë dhe kreditimin e tokës, veçanërisht për shkak të paaftësisë së tyre për ta përdorur tokën si kolateral.
Përsa i përket punësimit, ligjet sigurojnë trajtim të barabartë, por pavarësisht përpjekjeve, hendeku gjinor në paga mbetet ende i konsiderueshëm.
Komiteti për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore vëren më tej “prevalencën e ndarjes gjinore në ekonomi si dhe papunësinë jo të lartë të grave, që rezultojnë nga perceptimi stereotipik i roleve tradicionale të grave”./k.j
Burimi: Monitor