Një tjetër lajm tronditës raportohet nga Kosova, i cili na tregon dhe njëherë mbi situatën me të cilën gratë dhe vajzat ballafaqohen në përditshmërinë e tyre në vendet tona.
Gazeta ‘Insajderi’ raporton se një vajzë 16 vjeçare është përdhunuar dhe kërcënuar nga një përfaqësues i autoriteteve policore në Kosovë.
Polici nga komuna e Drenasit, është arrestuar si i dyshuari kryesor për kanosjen, përdhunimin, kërcënimin, rrezikimin e shëndetit, abortim të pa ligjshëm dhe një mori veprash tjera, të kryera ndaj një vajze 16 vjeçare.
Vajza ishte drejtuar në stacionin policor në Drenas për ta raportuar ngacmimin seksual nga një profesor, ndërkohë ajo u ballafaqua me një realitet tërësisht të kundërt. Një zyrtar policor nga ky stacion, sipas deklaratave të vajzës, kishte filluar ta kanosë, ta kërcënojë dhe të kërkojë prej saj favore seksuale, në këmbim të ruajtes së raportimit që vajza e kishte bërë kundër profesorit të saj. Polici përmes kanosjes dhe kërcënimeve kishte arritur ta detyrojë vajzën të ketë marrëdhënie seksuale me të, marrëdhenie kjo që çoi deri tek shtatzënia e të miturës. Gjithashtu në mënyrë të paligjshme, vajza ishte detyruar ta abortoj foshnjën, abort i cili u krye në një klinikë dhe nga një gjinekolog që nuk i lejohet të kryej ndërprejen e shtatzënisë.
Rrjeti i Grave të Kosovës në reagimin e tyre zyrtar flasin për një realitet të dhimbshëm dhe ekzistent të vendeve tona, ku ende gratë dhe vajzat fajësohen për krimet që ushtrohen ndaj tyre.
”Në ditët kur e tërë vëmendja e udhëheqësisë sonë politike është drejt bashkimit me Evropën, ne, gratë dhe vajzat e Kosovës, ju rikujtojmë që si shoqëri ne kemi dështuar. Ne kemi dështuar në sistemin e mbrojtjes, sigurisë dhe drejtësisë. Ne shpresojmë që kjo të jetë tragjedia e fundit e këtij lloji, dhe se kryesit e këtyre veprave të marrin dënimet meritore. ” – thuhet në deklaratën e Rrjetit të grave të Kosovës.
Edhe pse e ndryshme nga ngjarja e ndodhur në Kavajë, sërish rasti i Drenasit pasqyron realitetin ku vajzat dhe gratë jetojnë në vendet tona. Ende ato konsiderohen si inferiore dhe bien pre e sulmeve nga individë, të cilët janë rritur në një shoqëri ku pavarësisht rrethanave, gjithmonë faji mbetet në anën e vajzave dhe grave të dhunuara. /k.j