Tragjedia e një protagonisti në DokuFest

Nga Kolumbia në Prizren, Camilo Najar dhe lufta për të drejtat e Njeriut
Nga Isa Myzyraj
Nën dritën e reflektorëve të një prej festivaleve më të njohura të filmit ndërkombëtar Dokufest, një histori e përplasjes midis realizmit të ashpër dhe artit u shfaq në ekran. “Anhell69” nuk ishte vetëm një film, por një rrëfim që ndërtoi histori ngjarjesh të thella, duke përbërë një sinjal që vuri në dukje sfidat dhe aspiratat e komunitetit LGBTQ+ në Kolumbi.
“Anhell69” në festivalin Dokufest shndërroi ekranin në një dritare që ndërthuren emocione të thella dhe histori të ndërlikuara.
Ngjarja e artit u bë ngjarje e jetës.
Nga Camilo Najar tek “Anhell69”
Camilo Najar ishte vetëm 21-vjeç dhe nuk e kuptoi kurrë se një javë pasi u bë protagonist i një filmi do të vritej nga policia.

Theo Montoya, një regjizor i ri përzgjodhi disa personazhe në filmin e tij të parë artistik, i cili ishte planifikuar të xhirohej në Medellin, qytetin e dytë më të madh të Kolumbisë.
Filmi kishte tematikë LGBTQ+.
Ai ishte një film me vampirë për një qytet dystopian, ku fantazmat bashkëjetojnë me të gjallët.
Montoya zgjodhi 21-vjeçarin karizmatik Camilo Najar për rolin kryesor, por një javë më vonë Camilo u vra.
Regjizori humbi shumë miq në të njëjtën mënyrë gjatë realizimit të filmit, pasi autoritetet kishin nisur një sulm të paparë kundër komunitetit, duke vrarë shumë prej tyre pa paralajmërim.
Titulli i filmit u caktua më vonë si “Anhell69” pikërisht ashtu sicc Camilo Najar e kishte emrin e instagramit të tij, dhe pëlqente që të thirrej.
Në “Anhell69”, ai zhytet më thellë në një brez pa të ardhme, një brez të copëtuar nga droga dhe vrasjet në një qytet të përcaktuar nga dhuna.
Montoya e sheh Medellinin si një qytet fantazmë, të humbur në male dhe një vend ku nuk mund të shohësh horizontin dhe nga i cili nuk mund të arratisesh kurrë.
Pasi merr pjesë më shumë në funerale sesa ditëlindje mes rrethit të tij të miqve, Montoya futet në një zbrazëti ekzistenciale.
Në kushtet e një tronditjeje të thellë ai merr kamerën e tij dhe bën një film pa kufij dhe gjini: për të gjithë ata njerëz që nuk i përkasin asgjëje apo askujt.
Alejo Wualejo është protagonist në filmin “Anhell69” dhe ndër të paktët aktorë kryesorë që kanë mbetur gjallë nga ajo kohë.
“HistoriaIme” e kontaktoi të riun Kolumbian përmes rrjeteve sociale, ndërsa foli për mikun e tij të vrarë Camilo Najar.
“ E Kam takuar Camilo Najar në vitin 2015 së bashku me një grup miqsh që pëlqenin të festonin së bashku, filluam të dilnim pothuajse çdo fundjavë midis 2015 dhe 2017 duke bërë fotografi dhe duke ecur në qytet; Camilo Najar ishte një person shumë afër të bukurës dhe kënaqësisë së jetës, Camilo Najar ishte një person shumë i thellë dhe i zgjuar dhe unë e dua shumë”-shprehet Alejo Wualejo.

Jeta në Kolumbi e komunitetit LGBTQ+ duket se është e vështirë, sfiduese dhe herë-herë tmerruese.
“Aktualisht jetoj në një provincë të izoluar në mes të Kolumbisë, një vend ku komuniteti jeton në heshtje sepse nuk ka zë apo votë në tavolinat politike dhe ku duhet të jetojmë në mënyrë të moderuar për të mos tërhequr shumë vëmendje. Unë me të vërtetë uroj që kjo të ndryshojë, do të doja të mund të dilja në rrugë dhe të përqafohesha me komunitetin LGBTQ+ pa u gjykuar”-Alejo Wualejo.
Filmi “Anhell69” ka arritur shpejt të deportojë në çdo cep të botës, duke treguar ftyrën e vërtetë të autoriteteve kolumbane dhe qasjen e tyre fashiste ndaj komunitetit LGBTQ+, dhe të Drejtave të Njeriut.
Festivalet ndërkombëtare të filmit e kanë pranuar atë, ndërsa shfaqja e tij është jashtëzakonisht e rëndësishme për komunitetin në Kolumbi.
“Shumë shumë i lumtur që filmi po bën xhiron e botës. Ideja që sa më shumë njerëz e shohin filmin më bën të ndihem i plotë dhe i kënaqur”-tha Alejo Wualejo për HistoriaIme.
“Anehll69” në Dokufest
Është e premte, 4 Gusht 2023, dhe ora shënonte 22:00, në qytetin historik të Prizrenit pak orë më parë kishte nisur festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Dokumentarëve “DokuFest”
Pak metra larg xhamisë ikonike të qytetit, në një kinema të hapur ndër filmat e parë që u shfaq ishte “Anhell69”.

Shikuesve ju dukej herë pas here e çuditshme, teksa shikonin në ekranin e madh skena nga filmi për komunitetin LGBTQ+, dhe pak metra më tutje xhamia ndiçonte nga dritat e bardha, të një qyteti të populluar shumica muslimane, dhe me një komunitet të gjerë turk.
Camilo Najar, shfaqej në skenat e filmit duke treguar përditshmërinë e vështirë të tij, ndërsa nuk nguronte të fliste edhe për vdekjen.

“A mund të bëj një foto”-pyet dikush i ulur përballë skenës gjigande.
“Duket satanizëm”-thotë dikush tjetër, foto të cilën ne po e publikojmë, jo për satanizëm, por për të treguar se mund të jetohet edhe në një qytet me kultura të ndryshme; mund të bëhen festivale të bukura eshe një një qytet ku xhamia është 20 metra larg një skene ku shfaqen filma LGBTQ+; njerëzit mund të bashkëjetojnë edhe në një hapësirë me zërin e imamit në sfond të përzier me skena erotike të filmave që janë xhiruar mijëra kilometra larg, sepse nëse nuk ka diversitet nuk ka përparim dhe ecje përpara!

Dokufest dhe të Drejtat e Njeriut
Tema e edicionit të 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, Dokufest ishte inteligjenca artificiale.
Madje AI u përfshi edhe në hapjen e festivalit, ku zëri kompjuterik mbajti një fjalim hapës, dhe lajmëroi nisjen e edicionit.

Drejtori Artistik i Dokufest Veton Nurkollari tha për “HistoriaIme” se “si festival ne mundohemi tu japim hapesire komuniteteve te margjinalizuara, perfshire aty edhe komunitetin LGBTQ+, kryesisht nepermjet perzgjedhjes se filmave. Ne vitet e fundit, dhe fale edhe prodhimit te shtuar, festivali ka shfaqur nje numer te konsiderueshem te filmave qe trajtojne temat te cilat prekin komunitetin LGBTQ+. Poashtu festivali angazhohet per respektimin e drejtave te njeriut duke sjellë filma dhe foles te ndryshem. “

DokuNight dhe mesazhet e forta LGBTQ+
Në një natë të veçantë, kur ora shënon 01:19, festa e përvitshme Dokunight merr formë.
Një pjesë e madhe e një hapësire në periferi të qytetit është e mbushur me njerëz të ndjeshëm ndaj kulturës, artit dhe kauzave të drejtave të njeriut.

Ndërsa sytë janë të përqendruar në skenë, ku projeksionet e ndritshme të muzikës dhe veprimtarive artistike janë të pazakonta, një ndjesi emocionuese përshkon qindra persona.
Bluzat “Trans Right Now” u panë të veshura nga artistët duke bërë të dukshëm në këtë mbrëmje të veçantë ngritjen e vetëdijes dhe solidaritetit.

“Trans Right Now” ishin më së shumti kërkesat e një komuniteti që kërkon të dëgjohet, jo vetëm në Kosovë; por edhe në rajon e më gjerë.

Ndërsa muzika ecën dhe zërat ngjiten në ajër, Dokunight shpërndan ndjenjat e përqafimit dhe ndërgjegjjes. Ky nuk është thjesht një koncert, por një shenjë e forcës së ndryshimit, një bashkëndarje e ndërgjegjës së përbashkët për të drejtat dhe lirinë e secilit individ.
Mesazhet e kësaj nate nuk humbin as me mbylljen e koncertit, por vazhdojnë të frymëzojnë dhe të ngrohin ata që ndjehen të përfshirë në këtë rrugëtim të përbashkët dhe aspak të lehtë./ HistoriaIme
*Titulli dhe nëntitulli i artikullit janë përpunuar nga Inteligjenca Artificiale.
