“Rruga e Kombit”, pagesë nga 5 deri në 7 euro për makinë
Automjetet që do të kalojnë në autostradën Durrës –Kukës do të paguajnë një taksë që varion nga 5 deri në 7 euro.
Kjo tarifë do të administrohet nga kompania që do të fitojë tenderin për koncensionin e mirëmbajtjes së rrugës së Kombit.
Lajmi është bërë publik nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto në raportimin e tij për Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Sipas ministrit Haxhinasto, buxheti për vitin 2015 do të lehtësohet shumë pasi një nga rrugët me mirmbajten më të shtrenjtë do të jepet me koncension.
“Jam duke folur për rastin konkret të koncesionit të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, një projekt i cili besoj që do të tenderohet brenda këtij viti dhe vitin tjetër do të kemi edhe efektet e tij. Do të jetë angazhimi i sektorit privat në mbulimin e një pjese investimi shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me mirëmbajtjen e rrugëve”, tha ministri.
Kjo është përpjeka e dytë për ta dhënë Rrugën e Kombit me koncension. Sipas ministrit asrsyeja pse ky projekt është shtyrë është se ka pasur nevojë për ndryshime ligjore.
Ofertat e kompanive për koncensionin e rrugës do të hapen në 23 Mars 2015.