Reporterë pa Kufij: Është rritur me 35% numri i reporterëve të marrë peng gjatë 2015-ës
Reporterë pa Kufij, ka publikuar sot raportin e përvitshëm botëror për gazetarët që kanë humbur jetën, janë burgosur apo janë shpallur të humbur gjatë 2015-ës.
Sipas RSF, këtë vit janë marrë peng 54 reporterë, përfshirë dhe një grua, 35% më shumë se vitin e kaluar. Nuk është surprizë fakti që 26 reporterë mbahen peng në Siri dhe Irak nga Shteti Islamik.
Christophe Deloire, sekretari i përgjithshëm i Reporters Without Borders ka thënë se në disa zona të konflikteve, është zhvilluar një industri e vërtetë e pengjeve.
Përsa i përket numrit të reporterëve që janë në burg, janë 153, ose 14% më pak se viti i kaluar. Por së bashku me gazetarë-qytetarë dhe punonjës të tjerë në media, numri shkon në 161 të burgosur. Shteti që ka numrin më të lartë të reporterëve të burgosur është Kina, e ndjekur nga Egjipti me 22 reporterë.
Gjithashtu 8 reporterë janë shpallur të humbur gjatë këtij viti.
/m.g