Pse feminizmi ka ende rëndësi për të rinjtë

Kanë kaluar 100 vjet që kur gratë fituan të drejtën për të votuar në Britani. Më saktësisht, u bënë 90 vjet që kur gratë e reja mund të votojnë; viti 2018 në të vërtetë feston 100 vjetorin që kur votimi ju lejua grave mbi 30 vjeç.
Feminizmi është mbajtur si një nga lëvizjet më të suksesshme sociale të shekullit të 20-të. Por dhjetë vjet më parë, kur Catherine Redfern dhe unë po planifikonim librin tonë mbi rimarrjen e feminizmit, disa thanë se të rinjtë thjesht nuk ishin më të interesuar për “fjalën f”.
Në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, gratë e reja u portretizuan duke thyer tabutë, dhe feminizmi dukej mjaft i vjetëruar. Shumë gra mendonin për veten e tyre si post-feministe, duke ndjerë se nuk kishte më nevojë për feminizëm, pasi barazia gjinore ishte arritur. Por kjo nuk ishte e vërtetë dhe frika më e madhe për ta quajtur veten feministe erdhi nga stereotipizimi negativ i feministëve si “plangprishës” të hidhur.
Është ende i nevojshëm
Gjërat kanë ndryshuar. Feminizmi tani është më pak i përbuzur, sepse është më se i nevojshëm. Gratë në Mbretërinë e Bashkuar kanë jetuar nën regjimin e masave shtrënguese që nga kriza ekonomike e vitit 2008. Ato kanë patur 86% të humbjes së të ardhurave nga ndryshimet në sistemet e taksave dhe përfitimeve që nga viti 2010, thjesht sepse ato kanë më shumë gjasa të jenë përfituese të ndihmës sociale.
Ndërkohë, ringjallja e së djathtës ekstreme ka çuar në dhunë dhe ngacmime ndaj grave të pakicave etnike, me gratë muslimane që mbajnë peshën më të madhe të islamofobisë. Ekziston një boshllëk gjinor i pagave(tani 14% për punëtorët me kohë të plotë) dhe gratë pensioniste në Mbretërinë e Bashkuar përballen me një nga boshllëqet gjinore më të këqija të të ardhurave në Evropë.
Lista vazhdon: dhuna me bazë gjinore është alarmante. Statistikat e krimit tregojnë se një ndër katër gra, dhe një ndër shtatë burra të moshës 16 deri në 59 vjeç, kanë përvojë abuzimi në familje. Format më të dëmshme të abuzimit – veçanërisht dhuna seksuale – prekin kryesisht gratë. Megjithatë, tre të katërtat e këshillave kanë shkurtuar fondet për shërbimet e dhunës në familje për shkak të shkurtimeve të buxhetit të qeverisë dhe një e treta e referimeve për refugjatë janë kthyer për shkak të mungesës së vendeve.
Po fiton popullaritet
Këta shembuj të pabarazisë gjinore shpjegojnë se pse shumë njerëz po identifikohen si feministë, veçanërisht gratë e reja. Një studim i Girlguiding i vitit 2013 zbuloi se 35% e vajzave dhe grave të reja të moshës 11-21 ishin të lumtura që e quanin veten feministe. Në vitin 2017, kjo qëndronte për 43% të grave 18 deri 34 vjeçare, sipas një sondazhi të Plan International, ose 54% të grave 18-24 vjeçare, sipas UM London.
Lëvizja feministe e sotme është më e larmishme se kurrë më parë. Feminizmi është bërë më i vëmendshëm ndaj gamës më të gjerë të përvojave të atyre të shtypur nga normat gjinore dhe stereotipet, duke përfshirë burrat, personat jo-binarë dhe trans.
Ka edhe vetëdije më të madhe për mënyrën se si racizmi, urrejtja anti-fetare, paaftësia apo homofobia punojnë së bashku me seksizmin, duke krijuar forma komplekse të paragjykimeve dhe shtypjes. Nuk është se feminizmi ka kaluar “përtej” seksizmit. Por, një spektër më i gjerë zërash tani po numërohen si feministë. Fushata HeForShe, e cila inkurajon njerëzit që të bëhen avokatë për barazinë gjinore, dhe Muslimah Media Watch, një forum ku gratë muslimane kritikojnë mënyrën se si ato paraqiten në mediat dhe kulturën popullore, janë shembuj të kësaj.
Po ndodh tashmë
Nëse situata aktuale ka ndonjë gjë pozitive për të treguar, është se aty ku ka padrejtësi, ka edhe rezistencë. Të rinjtë tashmë po sfidojnë forcat që autorja feministe Bell Hooks i quan “patriarkati kapitalist supremacist i bardhë” me stil dhe aftësi – ata nuk kanë nevojë tu thuhet se si të veprojnë nga feministet e moshuara. Ajo që është thelbësore tani, është të njohësh punën që po bëhet dhe të tërhiqen edhe më shumë njerëz në kauzë.
Fushatat siç janë #TimesUp në SHBA dhe #tystnadtagning në Suedi kanë përdorur fuqinë e aktoreve të famshme, shumë prej të cilave janë vajza të reja- për ti dhënë fund ngacmimit dhe abuzimit seksual në vendin e punës, në të gjitha industritë. Megjithatë, edhe lëvizjet mbarëbotërore mund të fillojnë me veprimet e një personi të vetëm: aktivistja Tarana Burke është kredituar me fillimin e lëvizjes #metoo më shumë se dhjetë vjet më parë, bazuar në përvojat e saj si drejtoreshë e kampit të të rinjve për Just Be Inc.
Siç tregojnë këta shembuj, aktivizmi feminist merr shumë forma, nga një person i vetëm që nënshkruan një peticion, në protesta të organizuara për çështjet lokale, siç është fushata për të mbyllur qendrën e burgimit të Yarl’s Wood në Bedfordshire, përmes veprimeve në shkallë të gjerë të koordinuara nga organizatat e grave, të tilla si Marshi i Grave. Aktet feministe mund të bëhen përmes rrugëve formale politike. Për shembull, duke lobuar me një anëtar lokal të parlamentit, ose me mjete informale, të tilla si shkëmbimi i informacionit mbi një temë në mediat sociale ose bojkotimi i një kompanie të njohur për shfrytëzimin e punonjëseve gra.
Individët mund të ndryshojnë situatën duke punuar për një bamirësi grash, duke u bërë këshilltar lokal ose duke ngritur zërin për ngacmimet seksuale kudo që ta shohin. Edhe bisedat që kemi me miqtë tanë në kohën tonë të lire, mund të jenë një mënyrë produktive për të rritur ndërgjegjësimin për seksizmin.
Nuk ka asnjë formë “të drejtë” aktivizmi dhe asnjë çështje me rëndësi më të madhe. Një shekull më parë, aktivistët për të drejtat e grave nuk ishin të gjithë duke luftuar për të drejtën e votës – disa prej tyre po punonin në fushata të tjera, të tilla si aksesi i barabartë në arsimin universitar ose pagesë të përshtatshme për gratë e klasës punëtore. As votimi nuk i zgjidhi rastet e tjera të padrejtësisë gjinore. Pra, ky përvjetor 100-vjeçar është shumë më tepër sesa thjesht “vota”. Feminizmi është një lëvizje për drejtësinë gjinore dhe duhet të luftohet nga shumë njerëz të ndryshëm, në shumë mënyra të ndryshme./A.A.