PROTESTA E PD/ Protestuesit drejt Ministrisë së Brendshme për të shembur bunkerin
/13:30 Protestuesit thyejnë xhamat e ministrisë, djegin bunkerin dhe skelat
Pasi përdorën drunj dhe kazanat e mbeturinave për të shembur rrethmin e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme, hipën mbi të duke valëvitur flamuj të Partisë Demokratike. Fill pas kësaj, protestuesit ndezën zjarr brenda bunkerit të ndërtuar për qëllime turistike.
Fjala që mbajti lideri i opozitës Lulzim Basha, u pasua menjëherë nga ajo e Kryetarit të Shoqatës Mbarëkombëtare të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndërgjoni i cili i ka bërë thirrje turmës të marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme për të rrëzuar bunkerin, që sipas tij qeveria e ka ndërtuar për të kujtuar komunizmin.
Pas thirrjes nga sheshi i protestës të rinjtë demokratë kanë nisur të shkulin murin rrethues bunkerin tek Ministria e Brendshshme.
Të gjithë efektivët e Policisë që ishin vendosur në ruajtje të Kryeministrisë, janë nisur me furgona shpejt e shpejt drejt Ministrisë së Brendshme, për të siguruar rendin dhe qetësinë.