Venecia është goditur nga batica më e madhe në më shumë se 50 vjet, duke shkaktuar përmbytjet e dyta më të mëdha ndonjëherë në këtë qytet.
Autoritetet kanë thënë se 90 për qind e qytetit është e zhytur në ujë, ndërsa presi npërkeqësim të gjendjes ditët në vijim.
Bazilika e famshme e Shën Markut po ashtu është përmbytur, duke rritur shqetësimet për dëmtim të mozaikëve dhe veprave të tjera të artit.
Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, fajësoi ndryshimet klimatike për nivelin e lartë të ujit. Ai ka shpallur gjendje emergjente pas dëmeve të mëdha të shkaktuara
Disa orë përpara baticës, Këshilli rajonal i Venetos refuzoi miratimin e një plani masash për mbrojtjen nga efektet e ndryshimit të klimës, duke e konsideruar alarmin si jo aq emergjent. Disa minuta më pas, ambjentet e Këshillit ishin të parat që u përmbytën.
Autoritetet kanë njoftuar për një thellësi prej 1.6 metrash të nivelit ujit gjatë së dielës.
Mediat italiane kanë raportuar ditë më parë se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij, ndërsa turistë të shumtë janë parë duke ikur nga vendi para se shërbimi i transportit të pezullohet në pritje të vërshimeve gjatë javës në vijim. /rfel
