Memoja që thotë se gejtë nuk paguajnë biletat e metrosë

Është zbuluar një memo e cila ishte shpërndarë për stafin e metrosë së Madridit dhe u bënte thirrje atyre që të jenë vigjilentë dhe të kontrollojnë biletat e gejve pasi ata janë një grup problematik midis blerësve të biletave.
Sipas The Guardian, memoja sugjeronte për stafin që të jenë tepër vigjilentë kur kontrollojnë biletat e “muzikantëve, lypësve dhe gejve”.
Autoritetet e metrosë kanë hapur një hetim për memon e brendshme, e cila pretendonte se grupet e identifikuara mund të mos kenë bileta të vlefshme. Ata tashmë e kanë dënuar zyrtarisht atë.
Në Twitter, drejtori menaxhues i metrosë, Ignacio González Velayos, e quajti memon “për të ardhur keq”. Ai konfirmoi se po zhvillohet një hetim.
Teodoro Piñuelas, nga sindikatat tregtare UGT, i tha gazetës Spanjolle El Pais: “Nuk e kuptoj pse duhet të supozojmë se gejtë nuk do të paguanin biletat e tyre dhe se ata duhet të monitorohen. Pse të mos monitorojmë njerëzit e gjatë, bjondë apo ata që mbajnë syze? ”
Grupet lokale LGBT tani po kërkojnë nga autoritetet e metrosë që të fillojnë një fushatë kundër diskriminimit. Grupi LGBT COLEGA-Madrid e quajti atë “poshtërues dhe diskriminues”.
Marrë nga: www.pinknews.co.uk