Mania e varreve gjigande
Edlira Mara
Varrezat janë pronë publike, dhe si të tilla duhet të respektohen nga të gjithë që të kemi mundësi të shmangim problemet që sjell zaptimi i tyre. Para pak ditësh një i ri u vra sepse hapi një gropë afër banesës së një personi tjetër. Varrezat e Sharrës dhe Shish-Tufinës janë të mbipopulluara dhe ky është një problem madhor për Tiranën. Në zbatim të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës dhe të nenit 15 pika 3 të ligjit nr. 9220, datë 15.4 2004 “Për shërbimin publik të varrimit”, Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit
UDHËZON:
Të mos lejohet rrethimi i varrit me mjete dekorative ose kangjella në mënyrë të tepruar, duke mos respektuar dimensionet e varreve dhe të rrugicave ndërmjet tyre. Zbukurimi i varrit bëhet vetëm brenda bordurave kufizuese të tij. Varret duhet të jenë me gjatësi 2 m dhe gjerësi 0.9 m, si dhe të jenë larg njëra-tjetrës të paktën 0.5 m për çdo anë.
Por çfarë ndodh rëndom në hapsirat e varrezave???
Historia-ime më poshtë sjell disa foto nga varreza e Shish-Tufinës.