Kush është Dylan Roof? 21 vjeçari që vrau 9 persona në kishë, me pistoletën që i dhuruan për ditëlindje
Dylan Roof u arrestua si i dyshuari kryesor për vrasjen e 9 personave në një kishë në Charleston.
Ai kishte muaj që e planifikonte këtë sulm ksenofob.
Roof, në delirin e tij racist, tregon se ishte i bindur që Amerika kishte rënë në dorën e njerëzve me ngjyrë, atyre që përdhunonin gratë e bardha.
Dylan Roof lindi më 3 prill 1994.
Shkllën e kreu në gjimnazin “Ëhite Knoll”, një shkollë e cila thotë se misioni i saj është të diplomojë studentë “që posedojnë qëndrimin dhe karakterin e nevojshëm për të qenë qytetarë produktiv”.
Shumë nga miqtë e tij në Facebook ishin me ngjyrë. Ai jetonte me nënën e tij në shtetin e Columbias.
Xhaxhai i tij, Carson Coëels jetonte gjithashtu në Columbia.
Një ish- shok i tij i klasës tha se Roof “ përdorte droga shumë të rënda” dhe ishte i interesuar në historinë e Konfederatës Jugore.
“Ai bënte shumë batuta raciste, por askush nuk ja merrte seriozisht”, ka thënë shoku i tij John Mullins.
Jeta e Dylan Roof
Ai u arrestua për shkelje të pronës private në 26 prill të këtij viti, por nuk u dënua për këtë akt.
Roof u dënua me burg më 1 Mars, nën akuzat për përdorim droge.
Xhaxhai i tij, Carson Coëels, ka thënë për Reuters se nipi i tij ishte një fëmijë i qetë dhe i urtë.
Roof mori një pistoletë si dhuratë për ditëlindjen e tij të 21-të, dhe mendohet se e ka përdorur atë në masakrën që kreu në kishë.
Ideologjia e Dylan Roof
Fotografitë e tij tregojnë një interes të fortë për idelogjitë e ekstremit të djathrë, pavarsisht nga venddodhja e tyre gjeografike.
Në foton e tij të profilit në Facebook, ai duket se ka veshur një xhaketë me flamujt e periudhës së aparteidit në Afrikën e Jugut, dhe Rodhezisë ku drejton minoriteti i bardhë.