KLSH: Gjatë 2018-ës nivele rekord të dëmit ekonomik
Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se nga auditimet e kryera gjatë vitit 2018, vlera e efekteve negative në buxhet nga keqmenaxhimi, shpërdorimi i fondeve publike, apo korrupsioni ka arritur në shifrën rekord prej afro 1.5 miliardë dollarësh.
E dhëna vjen përmes raportit përfundimtar të punës së Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ky vit paraqet një rritje pret 36% të dëmit ekonomik, krahasuar me atë të viti më parë, kur totali i dëmit arrinte në 1.1 miliardë dollarë.
Gjatë vitit të shkuar, grupet e auditimit kanë ushtruar kontrolle në 24 subjekte, në disa prej të cilave janë përfshirë edhe auditues polakë.
Sipas analizës së departamentit, Për vitin 2018 në auditimet e kryera janë lënë gjithsej 519 rekomandime për përmirësimin e gjendjes dhe problematikave të konstatuara, krahasuar me 409 rekomandime që ishin dhënë një vit më parë. Masat për shpërblim dëmi ekonomik të shkaktuara, të konstatuara gjatë auditimeve të vitit 2018 janë në shumën 2,2 miliardë lekë, afërsisht 22 milionë dollarë. Për këtë dëm janë propozuar nga KLSH 14 masa administrative, 138 masa disiplinore.
Në total efektet negative nga shkeljet në buxhet arrijnë vlerën e 159 miliardë lekëve, afërisht 1.5 miliardë dollarë. /k.j
Burimi: SCAN