Java e Evropës 2019 – Fuqia e Rinisë
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/05/1_1.jpg)
Ditën e sotme nis zyrtarisht java e Evropës, një javë e tërë e mbushur me aktivitetet që synojnë të përcjellin vlerat evropiane në shoqërinë tonë dhe përfitimet e bashkëpunimit të ngushtë që ekziston midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Nën motton “Fuqia e rinisë”, fokusi kryesor i aktiviteteve të planifikuara për Javën e Evropës do të jenë pikërisht të rinjtë, me fuqinë dhe kapacitetin e tyre për të sjellë ndryshim.
Për të shënuar nisjen zyrtare të aktiviteteve, ditën e djeshme ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, mori pjesë në inaugurimin e ambjenteve të reja të Shtëpisë së Evropës në Tiranë, në rrugën Papa Gjon Pali, si një vend ku do të promovohet dhe më tej bashkëpunimi kulturor midis Shqipërisë dhe BE.
Ditët në vazhdim do të jenë të mbushura me aktivitete në të gjithë qytetet e vendit. Për më shumë konsultoni kalendarin e aktiviteteve.
https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/2388100501417831/?v=2388100501417831