Foto Reportazh/ Mësymja e policisë në Lazarat
Një ditë pasi një efektiv policie mbeti i vrarë në Lazarat dhe dy të tjerë u plagosën, vijon mësymja e uniformave blu në fshat për kapjen e grupit të zjarrit.
Prej mëngjesit të sotëm, policia dhe forcat speciale të RENEA- s kanë rinisur aksionin.
Aktualisht policia ka kapur 14 të dyshuarit nga sulmi i djeshëm.
Në kërkim ndërkohë janë 7 persona të tjerë.
Këto foto të bëra nga LSA tregojnë aksionin e policisë gjatë ditës së sotme në Lazarat.