Drejtori i Emergjencave Civile: “Shqipëria vendi më i rrezikuar në Evropë nga katastrofat natyrore”
Studimet dhe raportet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë si vendin e parë në Europë të rrezikuar nga katastrofat natyrore.
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci, ka thënë në një deklaratë se “raporti i riskut botëror i vitit 2014 i botuar nga Kombet e Bashkuara, Instituti për Mjedisin e Sigurinë Njerëzore, i cili ka llogaritur rrezikun e riskut nga fatkeqësitë natyrore për vitin 2014, e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë dhe 37 në botë”.
Kjo gjë është nxitur më shumë pasi gjatë këtyre dy dekadave, janë shfrytëzuar në mënyrë barbare lumenjtë, është ndërhyrë në shtratin e tokës, janë prerë mijëra hektarë pyje dhe nuk është bërë asgjë për rehabilitimin e tyre. Ky indiferentizëm është përcjellë edhe tek struktuarat e emergjencave civile të cilat kanë ardhur duke u tkurrrur, dhe në raste katastrofash natyrore gjenden pa asnjë plan menaxhimi.
“Çdo ministri apo institucion tjetër, duhet të ketë sektor ose drejtori për menaxhimin e emergjencave civile. Nuk e zbaton askush dhe i kanë shkurtuar organikisht. Kjo është këmbanë alarmi për të gjithë ne”, tha Premçi.
Kreu i Emergjencave Civile tha se nga viti i ardhshëm çdo prefecture apo bashki do të ketë strukturën e emergjencave civile e cila duhet të funksionojë si një sistem i vetëm.
Raporti i Kombeve të Bashkuara për popullsinë tregon se janë 100 milion njerëz në nevojë, ku 26 milion prej tyre janë gra dhe vajza adoleshente. /m.g
Burimi: Top Channel