Aktoret e Hollywood-it vazhdojnë të ngrenë zërin e tyre në marshin e dytë vjetor të grave

Të shtunën, mijëra njerz dolën nëpër rrugët e qyteteve anembanë Amerikës për të marrë pjesë në marshin e dytë vjetor të grave.
Midis tyre ishte aktorja Scarlett Johansson, e cila u ngjit në skenë në Los Anxhelos të Kalifornisë, për të dhënë një fjalim të zjarrtë në të cilin ajo me sa duket foli për aktorin dhe regjisorin James Franco, njoftoi Los Angeles Times.
Johansson, e cila ishte një nga pjesëmarrëset e para të letrës Time’s Up(Koha Mbaroi), bëri një pyetje retorike në fillim të fjalimit së saj: “Si mundet një person të qëndrojë publikisht pro një organizate që ndihmon për të ofruar mbështetje për viktimat e sulmit seksual, ndërsa privatisht sulmon njerëz që nuk kanë pushtet?” Aktorja vazhdoi: “Meqë ra fjala, dua të më kthesh karficën time.”
Ndërsa Johannson nuk e përmendi në mënyrë eksplicite Franco-n në fjalimin e saj, një përfaqësues i aktores i konfirmoi Los Angeles Times se “komentet e saj i referoheshin Franco-s”.
Gjatë këtij muaji, Franco u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale nga disa gra në Twitter pasi fitoi një Golden Globe për performancën e tij në “The Disaster Artist”. Franco mbante një karficë të Time’s Up gjatë ceremonisë në mbështetje të nismës, e cila synon të luftojë ngacmimin seksual sistematik dhe seksizmin. Aktori më vonë tha se akuzat për sjellje të pahijshme seksuale në Twitter nuk ishin “të sakta” gjatë një interviste në “The Late Show me Stephen Colbert”.
Katër ditë pas Golden Globeve, Los Angeles Times publikoi një raport në të cilin pesë gra akuzuan Franco-n për “sjellje të papërshtatshme ose seksualisht shfrytëzuese”. Franco i ka mohuar të gjitha këto akuza përmes avokatit të tij, Michael Plonsker.
Në fjalimin e saj të shtunën, i cili erdhi një vit pasi aktorja foli në Uashington, D.C, në marshin e parë vjetor të grave, Johansson gjithashtu fliste hapur për përvojat e saj negative në marrëdhëniet personale dhe profesionale.
“Papritmas isha përsëri 19 vjeç dhe fillova të kujtoj të gjithë njerëzit që kishin përfituar nga fakti që isha një grua e re që akoma nuk kishte mjetet për të thënë ‘jo’, ose për të kuptuar vlerën e vetëvetes “, tha ajo. “Kam pasur shumë marrëdhënie, personale dhe profesionale, ku dinamika e pushtetit ishte aq e fortë, saqë mu desh të krijoja një rrëfenjë në të cilën isha një vajzë e trendi që mund këmbëngulte dhe të relaksohej”.
Aktorja gjithashtu përshkroi se sa shpesh gratë “mësohen të jenë të sjellshme, të kënaqin dhe të plotësojnë dëshira” madje edhe me koston e dëshirave ose dinjitetit të tyre. “Dua të eci përpara,” tha Johansson. “Dhe për mua, të eci përpara do të thotë që vajza ime të rritet në një botë ku ajo nuk ka pse të jetë viktimë e asaj që është kthyer mizorisht në normë shoqërore”./A.A.