Me datën 11 prill 2020, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, theksonte se Shqipëria mbylli një javë sipas pritshmërive dhe parashikimeve lidhur me koronavirusin, ndërsa po forcon vazhdimin e sheshimit të kurbës dhe fillimin e uljes së të sëmurëve faktikë.
Aso kohe Akademia e Shkencave në një raport që mund të konsiderohet skandaloz, thoshte se : “Kjo dinamikë e treguesve ka bërë që Shqipëria të hyjë më shpejt në fazën e daljes nga pandemia.

Me fjalë të tjera, sipas Akademisë së Shkencave, që me datën 11 prill Shqipëria ka hyrë në fazën e daljes nga pandemia e koronavirusit.
Sot, 3 muaj më vonë, Shqipëria jo vetëm që nuk ka hyrë në fazën e daljes, por po përjeton ditë të vështira, me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus dhe të të vdekurve.
Gjithashtu, ASH, thoshte plotë bindje se edhe Europa ka hyrë në fazën e daljes, por përsëri ky parashikim rezultoi i pavërtërtetë pasi edhe sot Europa po përballet me një situatë të rëndë nga pandemia.
“6. Shërimet në vendet europiane, ku dhe përhapja e pandemisë është më e gjerë, ndonëse me ulje gjatë ditës së djeshme, si trend janë në nivele të kënaqshme. Arritja e shërimeve në nivelet 46 për qind në Zvicër, 44 për qind në Gjermani, 35 për qind në Spanjë dhe mbi 22 për qind në Francë, përbë një tregues pozitiv, çka përshpejton daljen e Europës nga faza e pikut.”-thoshte ASH në një buleti ntë sajin./ HistoriaIme