Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Akil Pano ka përdorur “gjuhë urrejtje” kundër personave LGBTI+
“…Të jesh gej, është gej, është devijancë, është të dalësh nga rruga…..nuk ka akt më të shëmtuar, dhe nuk ka akt më skandaloz sesa të kërkohet dehumanizimi i qenies njerëzore duke i vendosur një numër”-kjo është vetëm një ndër deklaratat e Pastorit Akil Pano të bëra nëpër studio të ndryshme televizive kundër komunitetit LGBTI+ në vendin tonë.
E pikërisht për këto deklarata skandaloze dhe të tjera, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi me datën 15-11-2021 ka dalë në përfundimin se Pano ka diskriminuar komunitetin LGBTI+ konkretisht në emisionin “Zonë e Lirë” të datës 18.06.2021 dhe në emisionin “Ndryshe” të datës 22.6.2021 në Top Albania Radio.
Sipas vendimit numër 2017 komisioneri ka vendosur: Konstatimi i diskriminimit në “gjuhën e urrejtjes” të personave që i përkasin komunitetit LGBTI, për shkak të orientimit seksual, identitetit gjinor dhe karakteristikave të seksit, si pasojë e gjhës së përdorur nga Pastori Akil Pano në emisionin Zonë e Lirë. Lirë, transmetuar në datën 18.06.2021 në TV Klan dhe emisionin “Ndryshe” transmetuar në datën 22.06.2021 në Top Albania Radio.
Më tej Komisioneri vendos se: “ Pastori Akil Pano, në cilësinë e personit i cili ka konsumuar sjelljen e diskriminuese si më sipër, të bëjë një veprim publik (verbale ose të shkruar) me anë të cilës distancohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes kundër LGBTI dhe të evitojë në të ardhmen përorimin e saj.
Pastori Akil Pano në parashtimet e tij ka kontestuar se ka përdorur gjuhë diskrimunuese kundër komunitetit LGBTI+, ndërsa thotë se ai po mbron besimin e tij fetar.
Në lidhje me këtë vendim të Komisionerit, dhe në kushtet kur zoti.Pano nuk ka zbatuar vendimin, Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT+ në një përgjigje drejtuar Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: shprehet se zoti.Pano duhet të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga këto deklarata.
“Sa i perket ketij qendrimi, (qendrimit të Akil Panos) nuk jemi absolutisht dakord me kundershtimin e diskriminimit ne rastin ne fjale nga ana e Z. Pano, aq me teper pasi ky diskriminim eshte konstatuar edhe nga vete organi i Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ne vijojme te kemi te njejtin qendrim qe kemi mbajtur ne parashtrimet tona te paraqitura prane organit te KMD-se edhe ne rastet e tjera te ankesave kunder Z. Pano, pasi e konsiderojme te papranueshme kulturen e normalizimit qe po i behet hapur (edhe nga organet e pavarura) gjuhes diskriminuese, fyese dhe denigruese ndaj anetareve te komunitetit LGBTI+.
Normalizimi i ketyre rasteve, duke perdorur interpretimin e favorizimit te lirise se shprehjes apo besimit (kjo e fundit jashte kontekstit dhe objektit te parashtrimeve ne te 3 ankesat tona ) ne raport me kostot qe sjell diskriminimi ne jetet e personave LGBTI+ eshte i papranueshem, shqetesim qe do te vijojme ta ndajme ne nivel kombetar me te gjithe perfaqesuesit e institucioneve shteterore, por edhe ne kuader te punes tone advokuese nderkombetarisht.
Ne lidhje me rastin ne fjale, ne mbeshtetje te vendimit te Komisionerit ku konstatohet diskriminim, kerkojme qe Z. Pano te kerkoje falje publike. Konsiderojme se kjo falje nuk eshte kerkuar asnjehere, pasi retorikat pergjithesuese te tipit “kleriket distancohen nga urrejtja dhe kategorizimet” nuk jane te mjaftueshme per t`u konsideruar si kerkese faljeje publike lidhur me rastin specifik te diskriminimit.
Ky eshte reflektimi i vetem qe ne kemi ne raport me pergjigjen e Z. Pano. Nxisim Komisionerin te vijoje angazhimin e tij ne eleminimin e diskriminimit publik te demshem dhe ne ndjekjen efektive te ecurise se ketyre rasteve.” Shprehet Aleanca LGBT./ HistoriaIme