VIDEO/ Shefi i komisariatit të Sarandës filmohet duke dhunuar një të ri, pezullohet nga detyra
Publikohet një tjetër video me protagonistë punonjësit e policisë. Gazmend Shehu, aktualisht në detyrën, shef i komisariatit të Sarandës, shihet duke dhunuar një të ri.
Ngjarja ka ndodhur në mars, përpara një pike lojrash fati në Tepelenë, gjatë kohës kur Shehu ishte shef komisariati në këtë qytet.
Në video Shehu shfaqet duke debatuar ashpër me një të ri, të cilin më pas e qëllon disa herë me shpulla e grushte.
Drejtoria e Policisë së Vlorës ka pezulluar nga detyra Gazmend Shehun deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.