Të shpëtosh planetin duke u masturbuar!
Zhvillimi i paisjeve teknologjike përfshin edhe të mëdhenjtë e pornografisë online. PornHub, ka zbuluar konceptin e një ore inteligjente (smartwatch) që mund të karikojë baterinë e celularit në sajë të energjisë kinetike që lëshohet me lëvizjen e dorës gjatë masturbim.
I shoqëruar nga një video shpjeguese, funksionimi është i thjeshtë për t’u kuptuar. Përdoruesi vendos një byzylyk të veçantë që, si rezultat i energjisë kinetike, rimbush një bateri të brendshme. Në sajë të një porte USB ju mund të lidhni celularin apo paisje të tjera të vogla të përdorimit të përditshëm.
Në pritje për të zbuluar nëse kënaqësia në vetmi do jetë në gjendje për të shpëtuar planetin nga efektet e tmerrshme të ngrohjes globale ju mund të reduktoni faturën e energjisë elektrike.
https://www.youtube.com/watch?v=RzjeAaLbM5k